Policia e Gjakovës bën të ditur se sot rreth orës 02:05 gjatë patrullimit në rrugën “Konferenca e Bunjajt” në Gjakovë, kanë vërejtur një rast të vjedhjes në progres.
Njësitet policore kanë reaguar menjëherë duke ndërmarrë veprimet policore me qëllim të parandalimit dhe arrestimit të personave të dyshuar, por të dyshuarit në momentin kur kanë vërejtur njësitet policore kanë tentuar të ikin nga vendi i ngjarjes.
Kështu thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
“Patrulla policore me qëllim të parandalimit të ikjes ka ndërmarrë veprimet operacionale policore për ta parandaluar ikjen e të dyshuarve me veturën e tyre, me ç’rast personat e dyshuar në shenjë rezistimi gjatë ikjes e godasin automjetin zyrtar, duke iu shkaktuar lëndime të lehta trupore zyrtarëve policorë si dhe e kanë dëmtuar veturën zyrtare. Të dyshuarit duke vërejtur masat e ndërmarra nga njësitet policore duke iu pamundësuar ikjen me automjetin, të njëjtit kanë dalë nga automjeti i tyre dhe kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë”, thuhet në një komunikatë nga Policia e Gjakovës.
Më tutje në këtë njoftim theksohet se zyrtarët policorë në vetëmbrojtje dhe në realizim të detyrave dhe përgjegjësive ligjore, iu janë kundërpërgjigjur sulmeve me armë zjarri dhe njëkohësisht kanë vazhduar ndjekjen e personave të dyshuar.
“Në ndjekje e sipër në rrethana mjaft të rrezikshme zyrtarët policorë pas dy kilometrash kanë arritur ta ndalojnë dhe njëherit kanë arrestuar njërin nga të dyshuarit M.R. (1991), ndërsa tre persona tjerë të dyshuar gjenden në arrati dhe në kërkim policor.Të gjitha njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë mbledhur të gjitha provat e mundshme materiale, si dhe kanë konfiskuar automjetin e përdorur nga ana e të dyshuarve. Me urdhër të prokurorit të shtetit personi i arrestuar është ndaluar, përderisa hetimet intensive po vazhdojnë në kërkim të të dyshuarve tjerë. Vlen të potencohet se policët e lënduar tek pas përfundimit të aksionit policor kanë marrë trajtimin mjekësor”, thuhet në këtë komunikatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës