LAJMI I FUNDIT:

Guinness shpall çiftin më të gjatë në botë

Guinness shpall çiftin më të gjatë në botë

Shitësja e patundshmërive Laurie (46 vjeçe) dhe zyrtari i një firme telefonike Wayne Hallquist (56 vjeç) nga Stocktoni i Kalifornisë së bashku janë të gjatë më shumë se katër metra.

Kjo është arsyeja që libri i rekordeve ‘Guinness’ i shpalli ata si çiftin më të gjatë në botë.

Laurie Hallquiest është e gjatë 1.98 centimetra, ndërsa bashkëshorti i saj është 10 centimetra më e gjatë se ajo.

Laurie dhe Wayne janë njohur para shtatë vitesh në një klub të kishës për beqarë. Laurie hyri brenda në lokal dhe pasi e panë të pranishmit, të gjithë kthyen kokën nga Wayne i cili gjendej në anën tjetër të dhomës. “Për mua ajo ishte dashuri në shikim të parë”, thotë Wayne Hallquist.


Hallquistët nuk kishin aplikuar në librin e rekordeve ‘Guinness’, pasi i dekurajonte fakti se në shekullin e XIX kishte jetuar një çift i martuar, ku burri dhe gruaja së bashku ishin më të gjatë se 2.13 centimetra secili. Por kur kuptuan se ekziston edhe një kategori për çiftet e gjalla, menjëherë thirrën zyrtarët e ‘Guinnessit’. Qifti Hallquist mposhti ish kampionët Keisha dhe Wilco van Kleef-Bolton për vetëm dy centimetra. /Telegrafi/