LAJMI I FUNDIT:

Guardiola tashmë ka shpenzuar 193 milionë euro vetëm për mbrojtës anësor

Guardiola tashmë ka shpenzuar 193 milionë euro vetëm për mbrojtës anësor

Pasi zyrtarizimit të transferimit të Joao Cancelos për 35 milionë euro, Manchester City tashmë ka shpenzuar 193.5 milionë sosh vetëm për të përforcuar krahët e mbrojtjes së Pep Guardiolas.

Trajneri spanjoll, i cili duket se nuk kursen asgjë për të arritur objektivat, ka sjellë tashmë gjashtë emra të ndryshëm në repartin defansiv.

Shtesa e fundit është ajo e ish-lojtarit të Valencias dhe ish partnerit të Cristiano Ronaldos në Juventus, i cili u zyrtarizua gjatë mbrëmjes së kaluar pasi kaloi me sukses testet mjekësore.


Interesant është fakti se portugezi mund të luajë në krahun e majtë pasi që në pozitën e djathtë është ish-lojtari i Tottenham Hotspurs, Kyle Walker, i cili gjatë vitit të kaluar pati paraqitje të mira.

Në pozitën e majtë është Benjamin Mendy, i cili ka arritur të luajë vetëm 23 ndeshje në dy sezonet e para që kur Citizens paguan shumën rekord për 57.5 milionë euro për Monacon. Duke pritur që ai të kthehet nga dëmtimet, aktualisht Zinchenko është mbrojtësi që po mbulon atë krah dhe kampionit anglez i ka kushtuar dy milionë euro.

Ndryshe, Angelino është mbrojtësi i PSV-së, i cili pa zhurmë të madhe kaloi te anglezët për shumën e 12 milionë eurove. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

La Liga
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

La Liga
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

La Liga
Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative

Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

La Liga
Kalo në kategori