LAJMI I FUNDIT:

Grumbulluan 400.000 kanaqe për ta bërë dasmën

Grumbulluan 400.000 kanaqe për ta bërë dasmën

Çifti amerikan Peter Geyer dhe Andrea Parrish kanë ndërmend të martohen më 31 korrik. Kjo do të kishte qenë një martesë krejtësisht e zakonshme sikur ky çift të mos i kishte mbuluar shpenzimet e martesës me paratë e fituara nga riciklimi i kanaqeve. Ata arritën të grumbullojnë 400.000 kanaqe dhe t’i dërgojnë në riciklim.

Ky çift nga Spokane vendosi të grumbullojë kanaqe pasi nuk kishte para të mjaftueshme për ta bërë dasmën. Pas disa netëve pa gjumë Andrea Parrish gjeti zgjidhjen për brengat e tyre.

Pasi kishte mbetur pa punë e dinte se duhet gjetur një burim tjetër i të ardhurave, dhe e kuptoi se grumbullimi i kanaqeve mund të jetë i leverdishëm, ndërsa me këtë punë ata ndihmojnë edhe në ruajtjen e ambientit. Idenë e tij menjëherë e miratoi edhe e fejuara.

Çifti menjëherë u aktivizua mblodhi 400.000 kanaqe dhe fitoi 3.800 dollarë për t’i mbuluar të gjitha shpenzimet e martesës. Idenë e grumbullimit të kanaqeve për t’i paguar shpenzimet e martesës kanë filluar ta përdorin edhe çiftet e tjera në Amerikë, shkruajnë mediet amerikane. /Telegrafi/