LAJMI I FUNDIT:

Gruevski u ikë gazetarëve (Video)

Gruevski u ikë gazetarëve (Video)

Lideri i OBRM-PDUKM-së është kthyer nga Italia, ku ishte në një udhëtim privat, i ftuar në një dasëm të një shoku, udhëtim që ia pamundësoi takimin me të dërguarin gjerman, Johannes Haindl, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ndërkaq, sot Gruevski është përcjellur nga mediat, të cilat e kanë pyetur nëse do të tërhiqet nga funksioni i kryetarit të partisë. Duke i ikur ballafaqimit me gazetarët, lideri i OBRM-së, vetëm është përgjigjur me një JO. Ai nuk dha ndonjë sqarim tjetër, përpos mohimit të pyetjeve që iu drejtuan./Telegrafi/