LAJMI I FUNDIT:

Gruevski e kërcënon BDI-në

Gruevski e kërcënon BDI-në

Partitë politike në Maqedoni janë në pritje të dhënies së mandatit nga Presidenti Ivanov që sipas Kushtetutës do ta marr Nikolla Gruevski, kryetar i OBRM-PDUKM-së dhe ish-kryeministër i Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Në rendin e intervistave të ish-kryeministrit Gruevski për mediume pro partisë së tij, ai ka realizuar edhe një intervistë për gazetën ”Dnevnik”.

Telegrafi Maqedoni ju sjell një pjesë të intervistës që duket si kërcënim dhe paralajmërim për BDI-në e Ali Ahmetit.


Në pyetjen e gazetares: Si do të pengoni që partitë shqiptare të bëjnë koalicion me LSDM-në?
Gruevski përgjigjet: E dinë në BDI si!

Përndryshe, Gruevski thotë se nëse BDI nuk futet me ta në koalicion atëherë ata duhet të mendojnë se si i morën në koalicion në vitet 2008, 2011 dhe 2014./Telegrafi/

Intervistën e plotë mund ta lexoni KËTU