LAJMI I FUNDIT:

Gruevski duhet të mësojë nga Vuçiq si të kujdeset kur i alivanosen mbështetësit (Foto/Video)

Gruevski duhet të mësojë nga Vuçiq si të kujdeset kur i alivanosen mbështetësit (Foto/Video)

Nikolla Gruevski dje kishte konferencë për shtyp në lidhje me 100 ditëshin e qeverisë së Maqedonisë duke thënë se qeveria nuk ka bërë asgjë dhe se në konferencën për të shfaqur rezultate ata vazhduan me premtime.

Por ngjarjet pas shpinës së Gruevskit e eklipsuan përmbajtjen e konferencës.

I riu alivanoset, Gruevski e vazhdon fjalimin (Video)
Lexo po ashtu I riu alivanoset, Gruevski e vazhdon fjalimin (Video)

Një mbështetës i tij nga Forumi Rinor i partisë ndjehej keq dhe u alivanos përderisa Gruevski fliste para kamerave. Krejt kjo u pa në transmetimin drejtëpërdrejtë të TV Nova, televizion që njihet si i afërt i partisë që Gruevski drejton, OBRM-PDUKM. I riu u ngrit përsëri por me një shfaqje serioze në fytyrë ku dukej shqetësim serioz, njofton Telegrafi Maqedoni.


Gruevski as nuk u mundua që të kujdeset për mbështetësin e tij dhe me gjakftohtësi e vazhdoi fjalimin e tij.

Sigurisht ju kujtohet një ngjarje e njejtë kur, tashmë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në studion e ”Happy TV” në Serbi, para zgjedhjeve presidenciale e ndërpreu intervistën dhe u afrua tek mbështetësi i tij për t’i ofruar ndihmë. Vuçiq i huazoi edhe ujin e tij për t’i kthyer gjendjen vitale duke e freskuar mbështetësin e alivanosur pas krahëve të tij.

https://www.youtube.com/watch?v=Rix32z9rFPo

Edhe Gruevski u kujdes për të riun që u alivanos gjatë konferencës për shtyp, por disa orë më pas duke shkruar në Facebook ”Marko u alivanos pas konferencës së Zaevit ku ai vetëm premtoi para disa mediumeve pro-qeveritare. Nuk e vërejta kur u alivanos por pastaj e kuptova se është luftëtar i vërtetë. Ai është mirë dhe në gjendje të qetë.” shkruante Gruevski disa orë pas ngjarjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Lajme
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Lajme
Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

Lajme
Kalo në kategori