LAJMI I FUNDIT:

Gruaja padashur zbuloi gjithçka përmes telefonit: Çifti dënohen me burg, pas vdekjes së trevjeçarit në Francë

Gruaja padashur zbuloi gjithçka përmes telefonit: Çifti dënohen me burg, pas vdekjes së trevjeçarit në Francë

Një çift francez është burgosur për vdekjen e vogëlushit të gruas së tij – nga një rrahje që ajo zbuloi pa dashje në një telefonatë për shërbimet e urgjencës.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Loïc Vantal, 28 vjeç, mori një dënim 20-vjeçar goditjet që quan në vdekjen e trevjeçarit, Tony, në vitin 2016.

Nëna, Caroline Létoile, në moshën 19 vjeçe në atë kohë, thirri shërbimet e urgjencës për të raportuar se djali ishte pa ndjenja.


Por ndërsa ishte në pritje – dhe e pavetëdijshme se thirrja po regjistrohej – ajo i tha Vantal: “Unë thashë që ai ra poshtë shkallëve”.

Létoile u dëgjua gjithashtu duke thënë: “… Shkallët në apartament … Dhe unë po i fsheh të gjitha gjërat”.

Kur mjekët arritën në banesën e Letoile në qytetin lindor të Reims, ata gjetën trupin e pajetë të fëmijës të mbuluar me të nxira.

Ai u shpall i vdekur më vonë atë natë në spital.

Kur u përball me Vantal policinë, ai pranoi se e kishte goditur fëmijën në mënyrë të përsëritur pasi ishte takuar me Létoile tre muaj më parë.

Dhe të premten, pas një gjykimi një javor në Reims, ai u dënua për përdorimin e “dhunës së qëllimshme që çoi në vdekje”.

Ndërkohë që Létoile mori një dënim me tre vjet burg për “dështim në raportimin e abuzimit fizik”. /Telegrafi/