LAJMI I FUNDIT:

Gruaja nga Karolina e Veriut fiton çmimin e llotarisë prej 2 milionë dollarësh vetëm dy muaj pas çmimit të parë prej 1 milion dollarësh

Gruaja nga Karolina e Veriut fiton çmimin e llotarisë prej 2 milionë dollarësh vetëm dy muaj pas çmimit të parë prej 1 milion dollarësh

Një grua Karolina e Veriut fitoi një çmim prej 1,87 milionë eurove (2 milionë dollarëve) nga një biletë gërvishtëse e lotarisë, vetëm 2 muaj pasi që kishte fituar 936,540 euro (1 milionë dollarë) nga një biletë tjetër e lotarisë.

Kenya Sloan, 41 vjeçare, zyrtarëve të North Carolina Education Lottery u tha se ajo ishte në Esha Food Mart të Shelby kur vendosi që ta blinte biletën Diamond Dazzler 20 dollarëshe për herë të parë.

Sloan pastaj fitoi çmimin prej 1,87 milionë eurove (2 milionë dollarë), raporton UPI, transmeton Telegrafi.


“Unë mbeta disi si e tronditur”, bëri të ditur Sloan, duke shtuar “Unë thjesht ndihem e bekuar. Kjo është gjithçka që mund të them”.

Ajo tha se fitorja u bë edhe më e pabesueshme nga fakti se ajo kishte fituar një çmim prej (1 milionë dollarësh) nga një biletë gërvishtëse e Carolina Jackpot vetëm dy muaj më parë.

“I thashë disa familjarëve dhe as ata nuk mund ta besonin”, tha ajo.

Sloan tha se xhekpoti i saj i parë aktualisht po përdoret për të ndërtuar një shtëpi dhe fitimet e saj të fundit do të shkojnë drejt ëndrrës së saj për të hapur një restorant. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
Macja bëhet virale për gëzofin e pazakontë - videot e kafshës shihen miliona herë

Macja bëhet virale për gëzofin e pazakontë - videot e kafshës shihen miliona herë

Fun
Policia ndërhyn kur aligatori bllokon dërgimin e picave në Florida

Policia ndërhyn kur aligatori bllokon dërgimin e picave në Florida

Fun
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

Fun
“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

Fun
Kalo në kategori