LAJMI I FUNDIT:

Gruaja mbetet shtatzënë dy herë brenda një jave

Gruaja mbetet shtatzënë dy herë brenda një jave

Një grua në Utah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ngjiz me dy fëmijë, por jo binjakë. Angie Cromar, 34 vjeçe ka ngelur dy herë shtatzënë brenda një javë. 34-vjeçarja është lindur me një sëmundje të rrallë e quajtur didelfot. Kush vuan nga kjo lloj sëmundjeje ka dy mitra.

Gjatë lindjes së dy fëmijëve të parë gruaja nuk ka pasur problem të tillë. Por, këtë herë, së pari u ngjiz me fëmijën e parë dhe pas një jave është fekonduar dhe mitra tjetër duke ngelë shtatzënë për herë të dytë.

Ishte i pari mjeku që bëri njoftimin, pasi vuri re se që të dy fetuset kishin faza të ndryshme zhvillimi: njëri ishte pak më i zhvilluar se tjetri.

"Unë jam shtatzënë gjashtë javë dhe një ditë në njërën mitër dhe pesë javë e katër ditë në tjetrën", tha me krenari nëna e ardhshme përpara gazetarëve lokalë.


"Nuk mendoj se ka më shumë se 100 raste të tilla në botë", thotë doktor Terry, gjinekologu i gruas.

"Ishte një befasi e madhe për mua kur zbulova këtë shtatzëni të dyfishtë. Angie bën pjesë në këtë grup të vogël, ku probabiliteti i një shtatzënie të tillë është një në një milion", tha ai.

Cromar punon si infermiere në maternitet, dhe e di mirë se cilat mund të jenë rreziqet për fëmijën që është fekonduar më vonë.

"Unë jam pak nervoze, sepse nuk di saktësisht se çfarë do të ndodhë, edhe pse në të njëjtën kohë jam e ngazëllyer se do të sjell në jetë dy fëmijë të mrekullueshëm", përfundon Angie Cromar.

Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori