LAJMI I FUNDIT:

Gruaja i mbijetoi rënies nga kati i 23-të

Gruaja i mbijetoi rënies nga kati i 23-të

Dëshmitarët thanë se një grua u hodh nga kati i 23 i një hoteli në Buenos Aires të hënën dhe mbijetoi.

Gruaja ra në pozitë të ulur në kulmin e një makine taksi, shoferi i të cilës kishte dalë pak para rënies së saj e cila shtypi kulmin e makinës dhe theu xhamat.

“Gruaja 30 vjeçare nga Argjentina, pësoi lëndime në tërë trupin dhe po kurohet në shërbimin intensiv të hotelit Argerich”, deklaroi Alberto Crescenti, drejtor i shërbimit argjentinas për ndihmën e shpejtë.

Taksisti, i cili u prezantua si Miguel, tha se ishte duke shikuar përpjetë dhe iku me vrap para se trupi i gruas të përplasej me makinën e tij.


Taksisti tjetër, Juan Carlos Candame, i deklaroi agjencisë së lajmeve AP se kishte parë femrën duke dalë nga dritarja dhe duke fluturuar drejt tokës. Gruaja ra nga kulmi i hotelit Crown Plaza Panamerican, ku gjendet edhe restoranti me pamje nga obelisku i famshëm në qendër të Buenos Airesit. /Telegrafi/