LAJMI I FUNDIT:

Gripi dhe të ftohurit luftohen me ushqim

Gripi dhe të ftohurit luftohen me ushqim

Në qoftë se doni të gëzoni “rininë e përjetshme” dhe të shtoni numrin e viteve të jetës suaj, atëherë duhet të dini se cilat janë ushqimet e një jete më të gjatë dhe në harmoni me natyrën. Dietologu David Grotto, nga Chikago, në një libër ka përmbledhur 101 ushqime të dobishme për shëndetin. Ndërsa më poshtë, po nga ky libër radhiten 10 bimë dhe ushqime të cilat janë të njohura për efektet e tyre kundër gripit.

Hudhra

Mbase aroma e saj mund të mos jetë e mirë për frymëmarrjen tuaj, por hudhra është shumë e shëndetshme për organizmin tuaj. Është e shëndetshme për vetë faktin sepse ajo përmban fitokimikate të cilat i vrasin bakteret, thithin kolesterolin dhe luftojnë kancerin. Është e këshillueshme që të hiqet lëvozhga nga hudhra, të pritet në copa të vogla, të shtypet, dhe pastaj të përdoret.


Kërpudhat

Sipas studimeve të bëra ka rezultuar se kërpudhat forcojnë sistemin mbrojtës dhe shkatërrojnë qelizat sëmundje shkaktuese. Ato janë një pjatë e pëlqyer sidomos gjatë periudhave kur jeni të ftohur apo me grip. Ato përdoren si një pjatë e dytë kur skuqen.

Çaji

Në të vërtetë çaji është i njohur nga të gjithë, për efektet e tij kundër gripit dhe të ftohurit, ai është i pasur në kalori, nuk është i kushtueshëm dhe përgatitet lehtë. Çaji përmban polifenole, të cilat antioksidues mbrojtës. Polifenolet janë antibakteriale, antivirale dhe veprojnë si anti-inflamatorë. E rëndësishme është të njihet mënyra dhe masa e duhur për përgatitjen e tij, për të marrë rezultatin e dëshiruar.

Tërshëra

Tërshëra është e pasur në fibra, ajo përmban vitaminat E dhe B, si dhe një numër mineralesh dhe beta-glukanesh, të cilat forcojnë sistemin imunitar të njeriut. Frytet e tërshërës ndryshe nga ato të drithërave të tjera (me përjashtim të misrit) janë relativisht më të pasura në lipide (5%) dhe përmbajnë proteina (rreth 14%) glucide të ndryshme, (rreth 60%); ku kryesori është amidoni (55%). Tërshëra fuqizon sistemin imunitar. Tërshëra përdoret kryesisht në përbërjen e ushqimeve të fëmijëve.

Manaferrat

Kjo frutë është super i pasur me vitamina dhe mineralet bazë për organizmin e njeriut. Pikërisht për këtë arsye rekomandohet që kjo frutë të konsumohet nga të gjitha grupmoshat, veçanërisht fëmijët dhe të moshuarit. Manaferrat bëjnë të mundur uljen e kolesterolit në trup. Njeriu mund të hajë sasi të mëdha manaferrash dhe të mos shëndoshet, përkundrazi kjo frutë bën të mundur rënien nga pesha si dhe kontrollon nivelin e yndyrave në gjak. Kjo frutë lufton gripin dhe të ftohurit.

Lakra

Jo pak, por 22 kalori mund të përftojë gjithsecili nga ne nëse konsumon qoftë edhe 30 gram lakër të gatuar. Lakra përmban përbërës të cilët stimulojnë prodhimin e enzimave në organizëm, të cilat realizojnë prodhimin e radikaleve të lira dhe reduktojnë simptomat gripale. Lakra mund të hahet ashtu siç është e freskët, mund të gatuhet duke u zierë me kujdes. Nuk është i këshillueshëm përdorimi i tepërt i lakrës turshi.

Mjalti

Mjalti ka aftësi kuruese për vetë vitaminën B që përmban. Mjalti përmban veti dezinfektuese për plagë dhe gërvishtje të lëkurës. Sipas studimit të Dr.Molan mjalti triumfon mbi 7 lloje të ndryshme bakteresh. Kështu që janë identifikuar edhe aftësitë e tij kundër gripit. Përveç shërimit të jashtëm mjalti ka dhe veti kuruese të brendshme, si në qetësimin e stomakut. Kështu do ishte e rekomandueshme 2 lugë çaji mjaltë në ditë. Një rol të rëndësishëm mjalti luan kundër diarresë, sidomos për fëmijët e vegjël, pasi është një metode, mjaft e mirë kuruese brenda një ushqimi.


Proteina e hirrës

Proteina e hirrës është një zinxhir aminoacidesh, e cila ndihmon në përtëritjen e muskujve dhe zhvillimin. Studimet kanë treguar gjithashtu, që ato mund të risin sistemin imunitar, neutralizojnë efektet rrënjësore. Është e rekomandueshme që të konsumohet gjatë periudhave gripale, sepse fuqizon sistemin imunitar dhe ndihmon që të largohet gjendja gripale apo gjendjet e të ftohurit.

Elbi

Një tjetër burim i fibrave dhe beta-glukozëve, elbi ka treguar që përmirëson imunitetin, aq mirë sa kolesteroli i ulët. Antioksiduesit që janë gjetur tek elbi, gjithashtu, mbrojnë qelizat nga dëmtimi, thotë David Grotto. Elbi mund të shtohet lehtësisht tek supat, mishi i zier, dhe sallatat. Elbi përmban Potasiumin, i cili është i përfshirë në shumë procese jetësore të trupit, duke mbajtur nën kontroll presionin e gjakut, funksionin e zemrës dhe veshkave. Këshillohet përdorimi i 4-5 biskotave me elb çdo ditë. Sidomos nëse doni të luftoni gripin.

Patatja e ëmbël

Patatet e ëmbla janë plot me fibra dhe imunizojnë sistemin, rrisin betakarotinën. Mund të fusësh të gjithën në furrë sobe dhe i pjek ato për një tas të shëndetshëm me patate të skuqura. Zhardhokët e saj përmbajnë shumë niseshte e përdoren gjerësisht si ushqim etj. Në mjekësinë popullore patatja përdoret kundër djegieve, plagëve dhe syve të nxirë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori