LAJMI I FUNDIT:

Greqia rikthen karantinën për shqiptarët, 7 ditë izolim kush kalon nga Kakavija, mbyllet gjatë natës pika kufitare

Greqia rikthen karantinën për shqiptarët, 7 ditë izolim kush kalon nga Kakavija, mbyllet gjatë natës pika kufitare

Greqia ka marrë masa të reja sa i përket parandalimit të përhapjes së COVID-19, masa të cilat i prekin në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe shqiptarët.

Kjo vjen një ditë pasi një qytetar shqiptar me shtetësi greke ka hyrë përmes vijës kufitare të Kakavijës në gjendje të rëndë shëndetësore i prekur me COVID, ku dhe u shtrua në spitalin e Janinës.

Për këtë nga data 16 gusht, Greqia do të rikthejë karantinën 7 ditorë për të gjithë shqiptarët që do të kalojnë përmes pikës kufitare të Kakavijës.


Gjithashtu, theksohet se nga dita e mërkurë, kjo pikë kufitare nga pala greke do të qëndrojë e mbyllur gjatë natës, nga ora 22:00–06:00.

Që do të thotë përgjatë kësaj fashe orare nuk do mund të kalohet për në Greqi dhe e gjitha kjo bëhet me qëllim që të gjithë shqiptarët t’u nënshtrohen kontrolleve shëndetësore, përfshirë edhe testin e COVID-19 raporton Euronews Albania. /Telegrafi/.

Në trend Lajme

Më shumë
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Lajme
​Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

​Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Kalo në kategori