Situata në rajonin e Ballkanit sa vjen edhe përkeqësohet. Teksa ditët e fundit është vënë re një përplasje e fortë mes Serbisë dhe Kosovës, duket se në lëvizje janë vënë dhe amerikanët.
Pak kohë më parë, ishte ministrja Mimi Kodheli ajo që deklaroi në Komisionin e Sigurisë se Shqipërisë do i dhurohen 250 autoblinda nga Ushtria amerikane. Kjo deklaratë e saj ka bërë bujë në mediat greke, të cilat e kanë lidhur çështjen me situatën në Mitrovicë.
Një sërë portalesh greke kanë shkruar se dhurimi i 250 automjeteve të blinduara është një përgjigje ndaj agresionit rus.
“SHBA do dërgojnë në Shqipëri 70 autoblinda në misionin e parë, ndërsa 180 të tjera do dërgohen në një tjetër mision, duke e çuar në 250 numrin e pajisjeve për ushtrinë shqiptare. Kjo është një lëvizje shumë e qartë e Washingtonit lidhur me atë që po ndodh mes Kosovës dhe Serbisë”, shkruan portali Pentapostagma.
Sipas këtij portali, treni serb që tentoi të hyjë në Kosovë po sjell një klimë të re tensioni në Ballkan. Më tej thuhet se SHBA dhe Rusia po e zhvendosin hegjemoninë e përplasjeve në “rajonin tonë”.
Portali shkruan se armatime do të dhurohen dhe nga Turqia, pasi ka një marrëveshje mes vendeve. Sipas portalit, pritet që në përplasjen ruso-amerikane në Ballkan të ndërhyjë dhe Ankaraja.
Ky portal shkruan se kjo do të jetë rrezik për Greqinë.
“Ushtria shqiptare ka një kontratë me vlerë 10 milionë euro me Turqinë për furnizim me armë, tipi i të cilave ende i panjohur. Pra, siç duket situata në Ballkan po ndryshon. Një luftë e mundshme shqiptaro-serbe do të sjellë një sërë reaksionesh zinxhir, ku pritet që të ndërhyjë dhe Turqia, me pretekstin se do të mbrohen pakicat myslimane”, shkruan ky portal.
Jehonë marrjes sa makinave i kane bere dhe nga një sërë portalesh të tjera, të cilat kanë ngritur shqetësimin se tensionet ruso-amerikane po zhvendosen në vendin tonë.
Reagimi i mediave greke ka marr shkas nga një deklaratë e dhënë nga ministrja e Kodheli. Në një intervistë televizive ajo dha detaje për mbërritjen e makinave të blinduara nga SHBA. Ajo u shpreh se ato do të dhurohen në kuadër të bashkëpunimit në NATO.
“Ne i kemi ndihmuar aleatët dhe ata na ndihmojnë ne sot. Qeveria italiane dhuron pesëmijë pushkë automatike të reja dhe me këtë mbyllim kërkesën e të gjithë forcave të armatosura me vlerë 10 milionë euro. Po ashtu dhe në vlerën e rreth 12 milionë euro do të vinë nga SHBA mjete transporte të blinduara. 25 milionë euro nuk do të paguhen nga taksat e taksapaguesve, por do të vijnë si donacione nga aleatët”, tha ajo.
Pak kohë më parë në Shqipëri mbërriti dhe vetë kreu i CIA-s, vizita e të cilit u tha se kishte të bënte pikërisht me avancimin e Rusisë në Ballkan. Sipas mediave greke, Rusia ka dhuruar mjete dhe armatime për ushtrinë serbe dhe SHBA ka nisur që të kundërpërgjigjet. /TemA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi