LAJMI I FUNDIT:

Gratë i respektojnë më shumë masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19 sesa meshkujt

Gratë i respektojnë më shumë masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19 sesa meshkujt

Vendosja e një maske, distancimi shoqëror dhe larja e duarve rregullisht janë mënyrat më të mira për të ndaluar përhapjen e COVID-19.

Por kur bëhet fjalë për këto zakone thelbësore, duket se gratë i ndjekin më shumë këto rregulla se meshkujt, sipas një studimi të ri, raporton CNN.

Për të arritur në përfundimet e tyre, studiuesit në Universitetin e New Yorkut dhe Universitetin Yale ekzaminuan të dhënat e sondazhit, vëzhgimet në rrugë dhe analizën e lëvizjeve të telefonave të mençur, transmeton Telegrafi.


Gratë nuk janë thjesht më të mira në marrjen e masave parandaluese, thanë studiuesit. Ata gjithashtu zbuluan se gratë më shumë i dëgjonin ekspertët për COVID-19, tha studimi, i cili u botua këtë javë në revistën Behavioral Science & Policy.

Sondazhi me 800 persona zbuloi se gratë më shumë i respektonin sesa meshkujt distancat shoqërore, qëndrimin në shtëpi, lanin duart dhe përziheshin më pak me familjen dhe miqtë. E vetmja masë që nuk kishte një ndryshim gjinor ishte frekuenca e kontaktit me njerëz të tjerë përveç miqve ose familjes.

Këto ndryshime, thanë studiuesit, mbetën edhe pasi të llogariten rastet COVID-19 për frymë banori në këto qarqe, prania e urdhrave të qëndrimit në shtëpi dhe karakteristikave të tjera demografike – të tilla si të ardhurat, arsimi dhe profesioni – që mund të ndikojnë nëse njerëzit punonin nga shtëpia ose kishin më shumë të ngjarë të punonin në sektorë që konsiderohen thelbësorë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Botë

"Në tregti si në hokej, ne do të fitojmë": Kryeministri i ardhshëm i Kanadasë zotohet të fitojë luftën tregtare me Trump

Botë
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Botë
Kalo në kategori