LAJMI I FUNDIT:

Gratë e rekrutëve rusë, thonë se burrat e tyre nuk kanë ushqim – ujë e as këpucë

Gratë e rekrutëve rusë, thonë se burrat e tyre nuk kanë ushqim – ujë e as këpucë

Që kur presidenti rus Vladimir Putin shpalli mobilizimin e pjesshëm, shumë rusë kanë ikur duke shkuar matanë kufirit në shtetet fqinje.

Pa pajisje adekuate ushtarake, mungesë të ushqimit dhe ujit, nganjëherë edhe pa këpucë, ushtarët e rekrutuar dëshmojnë për tmerrin në fushëbetejë, e shumë prej tyre deri më tani kanë dezertuar e nëse kthehen i pret burgu apo edhe më keq, transmeton Telegrafi.

Media e pavarur ruse Novaya Gazeta, ka folur me gratë e tre burrave të mobilizuar në brigadën e 423-të të motorizuar të Gardës së Moskës.


Burrat e tyre tani po përballen me gjyqe ushtarake për dezertim, pasi u vendosën në Ukrainë muajin e kaluar.

Trajnimi i burrave thuhet se konsiston me hapjen e istikameve për dy javë nëpër kampe në pyjet e rajonit Belgorod të Rusisë, para se të transferoheshin në rajonin e Luhanskut.

Rekrutët dyshohet se komandoheshin nga dy gjeneralë të sapomobilizuar, asnjëri prej tyre nuk kishte përvojë luftarake.

Pasi ishin vendosur në vijën e parë të frontit, ushtarët nuk kanë kontaktuar më me gratë e tyre deri më 26 tetor, e kur i kontaktuan kishin lutje për ndihmë.

Njëra prej tyre, gruaja e një rekruti 24-vjeçar, tha se njësia e bashkëshortit të saj është granatuar për 12 orë, ku gjatë kësaj kohe njëri nga komandantët është “hedhur në erë”.

E komandanti tjetër që i mbijetoi sulmit kishte urdhëruar tërheqjen e trupave, por nga nivelet e larta të komandës erdhi urdhri për t’u kthyer në front.

“Pasi që refuzuan të kthehen, atyre iu ofruan pajisje të reja, jelek antiplumb, helmeta apo i priste opsioni i fundit, gjyqi ushtarak”, tha gruaja e ushtarit që u identifikua si Irina, me qëllim që të mbrojë identitetin e saj të vërtetë.

Ajo shtoi se burri i saj, së bashku me 26 të mbijetuar të tjerë nga njësia e tij, po fshihen në një shtëpi të braktisur.

“Llogaritë e tyre bankare janë bllokuar, nuk kanë mjete për të mbijetuar, janë pa para, ushqim e ujë. Burri im më tha se nuk ka ngrënë për disa ditë dhe se nuk e dimë si do t’i ndihmojmë”, shtoi Irina.

Një grua tjetër e quajtur Ekaterina, tha se burri i saj 27-vjeçar kishte kryer trajnime të ngjashme, pra vetëm për hapjen e istikameve.

Ai dyshohet se është dërguar në një vend në Ukrainë, ku 76 burra rusë u vranë nga granatimet rreth dy javë para mbërritjes së tij. Ekaterina thotë së bashkëshorti i saj dhe shokët e tij kanë gjetur veten mes zjarrit.

“Për disa orë qëndruan të shtrirë në tokë duke u shtirur kinse kanë vdekur – nuk kanë pasur më armë përveç një mitralozi. Mbi kokat e tyre fluturonin predha dhe vëzhgoheshin nga dronët që mungonte një lëvizje e gishtit që droni t’ua hedhë një predhë”, shtoi ajo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Botë
Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Botë
NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

Botë
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
A i dërgoi SHBA, 350 miliardë dollarë ndihmë Ukrainës?

A i dërgoi SHBA, 350 miliardë dollarë ndihmë Ukrainës?

Amerika
Kalo në kategori