LAJMI I FUNDIT:

Granit Xhaka pas fitores kundër Leicesterit: Një rikthim i çmendur (Foto)

Granit Xhaka pas fitores kundër Leicesterit: Një rikthim i çmendur (Foto)

Arsenali ka shënuar fitore kundër Leicester Cityt. 

Londinezët e kanë hapur sezonin e ri të Ligës Premier me një fitore me rezultat 4-3.

Granit Xhaka ka qenë ndër protagonistët kryesor të triumfit, duke asistuar dy herë në rikthimin e rezultatit të Gunnersave.


Arsenali ka qenë dy herë në disavantazh dhe kur të gjithë menduan se do të humbin, Xhaka me dy asistime në golat te Ramsey dhe Giroud, “Topçinjtë” arritën të arkëtojnë tre pikë.

“Një rikthim i çmendur në ndeshjen e parë të ligës më të mirë në botë. Liga Premier është kthyer dhe ne po bëhemi më të fortë se kurrë!”, ka shkruar Xhaka në Facebook.

Kujtojmë se mesfushori shqiptar është vlerësuar me notën 8.3. /Telegrafi/