LAJMI I FUNDIT:

Grabitje në pompën e derivateve, dy të arrestuar

Grabitje në pompën e derivateve, dy të arrestuar

Njësitet policore të Drenasit në orët e hershme ku dhe janë arrestuar dy persona të dyshuar, për të cilët dyshohet me bazë të jenë të përfshirë në një rast të grabitjes së armatosur, që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00, në një pompë derivatesh në fshatin Sankovc të Drenasit.

Rasti ka ndodhur në një pompë derivatesh , ku viktimës nën kërcënimin e armës nga persona të armatosur dhe maskuar i janë marrë para të gatshme.

Menjëherë pas raportimit të rastit, njësitet policore kanë ndërmarrë një aksion i cili ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar A. N, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës dhe Sh. K, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës.


“Konform kompetencave policore me autorizim të prokurorit të shtetit, janë bërë bastisje në dy  lokacione, ku policia ka gjet dhe konfiskuar një pushkë e gjatë automatike , një revole ,  një çantë,  disa rroba , kapuç , doreza etj gjëra këto të cilat dyshohet se janë përdorur nga të lartcekurit për grabitje Personat e arrestuar janë dërguar në qendrën rajonale të mbajtjes në Prishtinë, për përfundimin e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore e procedurale para se rasti t’i kalojnë gjykatës. Të njëjtit dyshohet të jenë të përfshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë”, thuhet në njoftimin e policisë. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Kronika e Zezë
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Arrestohen katër shtetas të Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantuan leje qëndrimi të falsifikuar

Arrestohen katër shtetas të Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantuan leje qëndrimi të falsifikuar

Kronika e Zezë
Shkeljet gjatë fushatës zgjedhore, PZAP gjobit me mijëra euro PDK-në, AAK-në dhe Koalicionin Vakat

Shkeljet gjatë fushatës zgjedhore, PZAP gjobit me mijëra euro PDK-në, AAK-në dhe Koalicionin Vakat

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Kalo në kategori