LAJMI I FUNDIT:

Gostivari e bllokon transportin e mbeturinave të Tetovës

Gostivari e bllokon transportin e mbeturinave të Tetovës

Prej dy ditësh kamionët me mbeturina të Ndërmarrjes Publike Komunale “Tetova”, kanë qëndruar të bllokuar në pikën e pagesës në hyrje të Gostivarit, prej ku janë larguar sot por pa njoftuar se ku kanë përfunduar mbeturinat, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga ana tjetër ka dështuar tentativa për arritjen e marrëveshjes mes komunës së Tetovës dhe asaj të Gostivarit për hedhjen e mbeturinave në pikën e grumbullimit Rusino në Gostivar. Në këtë mënyrë komuna e Tetovës do vazhdoj të përballet me problemin e mbeturinave në deponinë në hyrje të qytetit.

“Ne nuk arritëm të gjejmë ndonjë zgjidhje por po punojmë në këtë drejtim sepse edhe kryetari Bejta shprehu shqetësimet e tij dhe të banorëve të cilët e kundërshtojnë bartjen e mbeturinave. Ka nisur një herë zgjidhja e këtij problemi por ka ngecur dhe nuk i di arsyet se përse kjo ka ndodhur”, ka deklaruar Hisen Xhemaili, kryetar i këshillit komunal.


Nga ana tjetër, kreu i komunës së Gostivarit Nevzat Bejta, ka thënë se problemi nuk qëndron tek ai dhe ka porositur kolegët e tij që të gjejnë vend në komunat e tyre për të grumbulluar mbeturinat.

“Ne kemi bërë takim por nuk është zgjidhur problemi. Secila komunë ka territorin e vet, banorët nuk lejojnë sepse nuk ka kushte më. Deponia regjionale që është hapur para dhjetë viteve në territorin e komunës nuk ka kushte sepse është mbushur më prandaj edhe protestojnë qytetarët. Duhet këtu Ministria e ekologjisë, Qeveria dhe regjioni me kryetaren e saj ta zgjidhin problemin”, ka thënë Bejta.

Dy muaj më parë kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi kishte paralajmëruar zgjidhje të shpejtë të këtij problemi.

“Meqë njëra prej kërkesave është edhe sanimi i rrugës deri atje, dhe asfaltimi i saj, morëm obligim që edhe kjo të jetë në procedurë të plotë dhe urgjente”, kishte deklaruar kryetarja e regjionit planor të Pollogut, Teuta Arifi më 11 qershor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori