LAJMI I FUNDIT:

Goran Bregoviq në Korçë, merren masa të forta sigurie

Goran Bregoviq në Korçë, merren masa të forta sigurie

Mbi 200 forca policie pjesa më e madhe e të cilëve kanë rrethuar terminalin. Ndërkohë që pjesa tjetër është vendosur në bulevardet kryesore të qytetit.

Ndryshe nga koncertet e 4 netëve të para të kësaj feste, koncerti i Bregoviq do të jetë më i reduktuar në numër, kjo edhe për shkak të masave të sigurisë.

Që në hyrje të terminalit ka kontrolle të rrepta për të gjithë të interesuarit për të ndjekur performancën e këngëtarit. Kontrollet arrijnë deri atje sa nuk lejohen monedha, shishe apo sende të tjera metalike, njofton Top Channel.


Ndryshe nga orkestra që ka bërë prova, Bregoviq ka qëndruar në një hotel në qendër të qytetit të Korçës i ruajtur nga forca të shumta policie dhe civilë.

Lajmi se Bregoviq do të performojë më 22 gusht në Festën e Birrës në Korçë në Shqipërinë juglindore, ka shkaktuar një valë të shkrimeve negative në media në Kosovë.

Po ashtu, është iniciuar një peticion online kundër pjesëmarrjes së Bregoviqit në këtë ngjarje në Korçë. Peticioni, që deri më tani është nënshkruar nga rreth 6.000 persona, thotë ndër të tjera se Bregoviq me këngën “Kallashnikov” “zgjoi nacionalizmin serb” dhe se fjalët në këngën “pucaj” (qëllo); “jurish” (sulmo); dhe “Boom Boom Boom”, “janë tingujt që nxitën ushtarë e paramilitarë serbë për të kryer masakra në Kosovë, por edhe më gjerë në Ballkan në vitet e 90-ta”.

Po ashtu edhe muzikantë të shumtë nga Kosova dhe Shqipëria u tërhoqën nga festivali.

Një protestë në Korçë ishte paralajmëruar edhe në rrjetet sociale, dhe disa media nga Kosova raportuan se atje ishin mbledhur katër persona, të cilët ecnin me pankartën “Bregoviq nuk je i mirëpritur në festën ‘Birra Korça’! Nëse kërkoni ndjesë për të kaluarën, të falim”. Festivali organizohet nga Bashkia e Korçës./Kosovapress/

Në trend Magazina

Më shumë
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Magazina
Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Magazina
“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

Magazina
Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

Magazina
Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Magazina
Kalo në kategori