LAJMI I FUNDIT:

Goli i parë i Galatasarayt kundër Man Utd nuk duhej të pranohej për shkak të rregullit pak të njohur

Goli i parë i Galatasarayt kundër Man Utd nuk duhej të pranohej për shkak të rregullit pak të njohur

Goli i parë i Galatasarayt kundër Manchester United në Ligën e Kampionëve thuhet se ‘nuk duhej të qëndronte’ për shkak të një rregulli pak të njohur.

Shpresat për kualifikimin në Ligën e Kampionëve të Djajve të Kuq morën një goditje të madhe të mërkurën pasi barazuan 3-3 me gjigantët turq në një garë magjepsëse.

Alejandro Garnacho hapi rezultatin për skuadrën e Erik ten Hag përpara se Bruno Fernandes të dyfishonte avantazhin e tyre me një goditje mahnitëse nga distanca.


Hakim Ziyech shpejt e dobësoi ‘shpirtin’ e Unitedit me një gol nga goditja e dënimit e cila mposhti Andre Onanën mes shtyllave.

Nuk ka fitues në ndeshjen dramatike në Turqi: Galatasaray leksion Man Unitedit
Lexo po ashtu Nuk ka fitues në ndeshjen dramatike në Turqi: Galatasaray leksion Man Unitedit

Megjithatë, goli nuk duhet të ishte pranuar, sipas mediumit beIN Sports, i cili pretendon se të gjithë lojtarët sulmues duhet të qëndrojnë të paktën një metër larg nga muri derisa topi të jetë në lojë.

Galatasaray kishte dy lojtarë që rrinin afër murit dhe thuhet se ishin vetëm 61 centimetra larg, që do të thotë se goli i Ziyech duhej të anulohej.

Scott McTominay vazhdoi të rikthejë epërsinë e dyfishtë ​​të Unitedit në pjesën e dytë, vetëm që Ziyech mundi Onanën me një tjetër goditje dënimi.

Karem Akturkoglu më pas përfundoi rikthimin për të zhytur Djajtë e Kuq në ujëra të trazuar.

Çfarë i duhet Man United për të siguruar kualifikimin tutje, pas barazimit me Galatasaray?
Lexo po ashtu Çfarë i duhet Man United për të siguruar kualifikimin tutje, pas barazimit me Galatasaray?

Por, nëse goli i parë i Ziyech do të ishte anuluar, ai do të kishte një ndikim të madh në pozicionin e United në Grupin A.

United tani duhet të mundë Bayern Munich në Old Trafford dhe të lutet që rezultatet e tjera të shkojnë në favor të tyre në mënyrë që të kenë një shans për të arritur në fazën eliminatore. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
E kundërta nga ajo që thuhet prej Real Madridit, mediumi spanjoll shfaq 19

E kundërta nga ajo që thuhet prej Real Madridit, mediumi spanjoll shfaq 19 "gabimet" nga të cilat përfituan Los Blancos

Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Navas 'poshtëron' Laportan, refuzoi Barcelonën dhe i dërgon një mesazh Florentino Perezit

Navas 'poshtëron' Laportan, refuzoi Barcelonën dhe i dërgon një mesazh Florentino Perezit

Real Madridi me një tjetër deklaratë zyrtare konfirmon se do të luajnë në finale

Real Madridi me një tjetër deklaratë zyrtare konfirmon se do të luajnë në finale

Real Madridi mund të kthehet në Madrid nëse situata nuk përmirësohet

Real Madridi mund të kthehet në Madrid nëse situata nuk përmirësohet

Perez bën premtim tek lojtarët e Real Madridit nëse mposhtin Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit

Perez bën premtim tek lojtarët e Real Madridit nëse mposhtin Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit

Kalo në kategori