Në vazhdën e aktiviteteve në të mirën e komunitetit, Fondacioni “Golden Eagle” dhe kompania “Frutex”, edhe këtë vit kanë ndarë 100 bursa për studentët e dalluar që nuk kanë kushte të mira për të vazhduar studimet.
Të shtunën, qindra studentë nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia, kanë vërshuar objektet e kompanisë Frutex, në Suharekë në pritje të ndarjes së bursave.
Si kriter kryesor për ta fituar bursën ka qenë gjendja sociale -ekonomike e studentëve.
Drejtuesi i Fondacionit Humanitar “Golden Eagel”, Shaqir Palushi, ka thënë se numri i studentëve që kanë aplikuar është mbi 600, prandaj komisioni i krijuar nga fondacioni ka pasur një punë mjaftë të vështirë për përzgjedhjen e studentëve.
“Fushata e nisur nga Fondacioni “Golden Eagle” dhe “Frutex”, për mbledhjen e mjeteve duke ndarë nga 0,5 cent për produkt Relax, ka pasur sukses. Sot po e përmbyllim me ndarjen e 100 bursave për studentët”, ka thënë Palushi.
Në ndarjen e bursave i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.
Ai para të studentëve ka falënderuar kompaninë Frutex, duke thënë se këto bursa sadopak do ta lehtësojnë jetën e studentëve.
“Ftoj rastin ta falënderoj në emër të gjithë qytetarëve fondacionin “Golden Eagle” dhe “Frutex”, të cilët për çdo vit ndihmojnë studentët, jo vetëm nga komuna e Suharekës por edhe gjithë Kosovës dhe jashtë saj. Besoj që këto bursa sadopak do ta lehtësojnë jetën e studentëve”, ka thënë Muharremaj.
Bursat janë ndarë edhe për studentët nga Shqipëria e Maqedonia.
Rinaldo Teferiqi, student i Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, i cili ka fituar bursë përmes Fondacionit “Golden Eagle” dhe “Frutex”, ka falënderuar kompaninë ndërsa ka thënë se është shumë i gëzuar që i është ndarë bursa.
“Fillimisht, ndarjen e bursave e kam dëgjuar përmes medieve. Jam shumë i gëzuar që fitova bursën nga “Golden Eagle”, tha Teferiqi.
Edhe Mejreme Musliu nga Maqedonia, studente e Universitetit Saints Cyril – Methodius në Shkup, ka fituar bursë nga kompania Frutex.
Musliu duke e falënderuar kompaninë Frutex, ka thënë se bursa është një motivim i madh për të.
“Ndjehem shumë e nderuar që jam sot në Kosovë. Falënderoj kompaninë e cila më përzgjodhi ndër studentët për të marrë bursë,.. me të vërtetë një motivim i madh”, ka thënë Musliu.
Duhet theksuar se Fondacioni “Golden Eagle” dhe kompania “Frutex”, edhe viteve të kaluara ka ndarë bursa për studentët nga të gjitha trojet shqiptare./Telegrafi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës