LAJMI I FUNDIT:

Glauk Konjufca: Lufta e Xhevdet Pecit ishte edhe luftë për rezistencë

Glauk Konjufca: Lufta e Xhevdet Pecit ishte edhe luftë për rezistencë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku dhe ministrin e Bujqësisë,  Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, bëri homazhe dhe vendosi lule pranë arkivolit të boksierit, Xhevdet Peci.

Kryetari Konjufca, pasi ngushëlloi familjen e të ndjerit, u nënshkrua edhe në Librin e Zisë.

Në adresimin e tij para mediave, kryetari Konjufca tha se Xhevdet Peci do të kujtohet dhe nderohet gjithnjë, pasi që në kohën kur ish-Jugosllavia pushtuese e shtypte dhe katandiste Kosovën, ai me boksin e tij prej kampioni e nxirrte Kosovën të parën.


Kreu i Kuvendit tha se lufta e Xhevdet Pecit nuk ishte vetëm luftë sportive, por edhe luftë për rezistencë.

“Të gjithë ne që i kemi mbi 40 vjet kemi qenë farë të vegjël kur boksonin Xhevdet Peci dhe të tjerët. Më kujtohet kur i shikoja të rriturit se sa forcë merrnin prej tyre. Ka qenë më shumë se sport, më shumë se boks, ka qenë luftë për liri dhe rezistencë”, tha Konjufca.

Sipas tij, Xhevdet Peci në këtë mënyrë do të kujtohet dhe nderohet përgjithmonë për kontributin që ka dhënë për sportin e Kosovës, duke inspiruar edhe boksierët e rinj. ​/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori