LAJMI I FUNDIT:

Gjyshja 89-vjeçare pozon për kalendar

Gjyshja 89-vjeçare pozon për kalendar

Christiane Luckardt me 89 vitet që ka nuk është fare e kompleksuar që të zhvishet para fotoaparatit, edhe nëse fotografitë e saj i shikon i tërë planeti. Kjo gjyshe nga Gjermania është fotografuar lakuriq për kalendarin e saj me komentin “Kam dashur të ju befasoj të gjithëve”.

Gazeta gjermane “Bild” shkruan se gjyshja është shumë krenare me veten, ndërsa paratë të cilat do t’i grumbullojë nga shitja e kalendarit do t’ia dhurojë fëmijëve të sëmurë.

Ideja për të pozuar lakuriq i lindi kur po lexonte një shpallje në të cilën kërkoheshin modele të vjetra. “Menjëherë i thirra”, tha Luckardt.

Familja dhe miqtë janë befasuar me fotografitë në të cilat Christiane paraqitet e mbështjellë vetëm me një pëlhurë të tejdukshme duke shikuar në objektivin e aparatit dhe nuk duket fare si një gjyshe 89-vjeçare. /Telegrafi/