LAJMI I FUNDIT:

Gjyqtarit Kolë Puka i Konfiskohet Pasuri në Vlerë Mbi 1 Milion Euro

Gjyqtarit Kolë Puka i Konfiskohet Pasuri në Vlerë Mbi 1 Milion Euro

Gjykata e Apelit e Kosovës ka vendosur sipas ankesave në rastin e të akuzuarit Kolë Puka.

Sipas njoftimit të Gjykatës së Apelit është vërtetuar në pjesën më të madhe aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 28.06.2017.

Kështu, për veprat penale nxjerrja e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore, keqpërdorimi i pozitës apo autoriteti zyrtar dhe parandalimi i pastrimit të parave dhe luftimi i pastrimit të terrorizmit, i akuzuari është dënuar më 3 vjet e 6 muaj burgim dhe 3.000(tremijë) euro gjobë.


Po ashtu, gjyqtarit Puka i është ndaluar ushtrimi i  funksioneve në administratën publike ose në shërbim publike si dhe ushtrimi i profesionit të avokatit në kohëzgjatje prej 3 vjetëve, pas mbajtjes së dënimit me burgim, transmeton kallxo.com.

Gjykata e Apelit njofton po ashtu se nga i akuzuari janë konfiskuar paluajtshmëritë e përfituara nga  kryerja e veprës penale më vlerë mbi një milion euro dhe atë një banesë në Klinë, një banesë në Prishtinë, patundshmëria (në të cilën është e ndërtuar një shtëpi) në Ulqin të Malit të Zi, në sipërfaqe prej 308 m2, patundshmëria (livadh) po në Ulqin, në sipërfaqe prej 171 m2, një lokal afarist në Klinë, një automjeti “Audi A6” si dhe mjetet financiare nga shitja e dy lokaleve afariste.

Në qershor të këti viti, Gjykata Themelore e kishte dënuar Pukën me 4 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori