Në seancën e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin ndaj Millorad Gjokoviqit, dëshmitarër Arben Gashi dhe Florent Zeqaj dëshmuan për arrestimet, torturën që iu nënshtruan civilët dhe dëbimet nga shtëpitë në fshatin Ozdrim, më 7 maj 1999.
Në këtë rast, Millorad Gjokoviq akuzohet se si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, në vitet 1998-1999 ka kryer krime lufte në fshatin Ozdrim dhe në fshatrat përreth rajonit të Pejës, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas Gashit, më 7 maj 1999, forcat serbe rrethuan fshatin, ndanë me forcë burrat nga gratë dhe fëmijët, e më pas filluan t’i dërgojnë ata në lokacione të ndryshme.
Dëshmitari Gashi tha se ai dhe 20 deri në 30 persona të tjerë, përfshirë gra dhe fëmijë, në ditën kritike ishin vendosur në shtëpinë e një banori të fshatit, kur papritmas erdhën trupat serbe, thyen dyer dhe i nxorën ata në rrugë.
“Neve burrat, na çuan në një dyqan aty pranë dhe aty u mbajtëm deri pasdite. Më pas, fillimisht u nisëm për në Mitrovicë, për t’u kthyer më pas dhe për t’u transferuar në oborrin e ambulancës, ku u mbyllëm në një garazh të vogël pa mundësi për t’u larguar”, tha Gashi.
Më pastaj, Gashi tregon se civilët e grumbulluar u dërguan në Pejë, fillimisht në një shtëpi dhe më pas në burgun e Pejës, ku, sipas tij, ata përjetuan tortura të ndryshme.
“Në kushte pa ushqim, goditje të vazhdueshme dhe tortura”, tha dëshmitari duke shtuar se e mbante mend se si një person Sh.D., kishte humbur ndjenjat nga torturat.
Gjatë qershorit 1999, Gashi tha se të burgosurit u transportuan me autobus në Serbi, dhe gjatë transportimit deri në Leskovc, ata u torturuan. Pas një periudhe në burg, largimi i tyre u mundësua nga Kryqi i Kuq. Dëshmitari tha se vazhdoi të vuajë pasojat e torturës pas kthimit në Kosovë.
Arben Gashi konfirmoi se e ka parë të akuzuarin Gjokoviq në oborrin e ambulancës lokale, në uniformë me armë të gjatë (kallashnikov), duke lëvizur pranë një grupi civilësh me kolegun e tij.
Në anën tjetër, dëshmitari Florent Zeqaj, tha se 7 maji i vitit 1999 është një datë që nuk mund ta harrojë ende.
“Atë ditë, në fshatin tim të lindjes, ndodhi një krim ndaj popullatës civile. Një vajzë 18 vjeçare u vra në shtëpinë e saj, u vranë dhe u torturuan edhe banorë të tjerë. Të gjitha veprimet u kryen nga shteti i Serbisë, përmes regjimit të tij, ushtrisë dhe policisë”, tha Zeqaj.
Ai theksoi se ishte dëshmitar i shfarosjes, dhunës, djegies së shtëpive dhe plaçkitjes së shtëpisë së tyre. Tha se ishte i pranishëm kur forcat serbe po godisnin babanë e tij.
Sipas dëshmisë së tij, familja Zeqaj ishte e para që la fshatin Ozdrim. Pa asgjë me vete, ata u nisën në një drejtim të panjohur.
“Unë vetëm dua të zbuloj të vërtetën dhe të di ku ndodhen mbetjet e viktimave… Nëse Millorad Gjokoviq nuk është pjesëmarrës direkt, kontributi i tij është indirekt”, përfundoi Zeqaj.
Avokati i të akuzuarit Gjokoviq, Vasilije Arsiq, gjatë pyetjeve për këtë dëshmitar, tha se nuk e konteston ekzistencën e ngjarjeve, por shtoi se ky dëshmitar në një deklaratë të mëparshme të dhënë në Policisë, nuk e ka përmendur Gjokoviqin si pjesëmarrës direkt në veprime.
Por, dëshmitari Zeqaj shtoi se kishte dëgjuar nga njerëz të tjerë, përfshirë nga babai i tij dhe dëshmitarët aktualë në proces, që Millorad Gjokoviq ishte i pranishëm në oborrin e ambulancës në një prej ngjarjeve kritike, por ai vetë nuk e kishte parë.
Po ashtu, tha se kishte dëgjuar për “Micin”, nga shumë banorë të fshatit që flisnin për veprimet e tij dhe e lidhin atë me krimet.
Sipas aktakuzës së përpiluar më 23 qershor 2023, Millorad Gjokoviq akuzohet se në vitet 1998-1999, në fshatin Ozdrim- Komuna e Pejës dhe në fshatrat përreth regjionit të Pejës, si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, ka aplikuar masat e vrasjes, bastisjes, rrahjes, maltretimit, arrestimit, torturës, trajtimit në mënyre mizore dhe çnjerëzore, mbajtjes në kushte skllavërie, dëbimit dhe deportimit të dhjetëra civilëve shqiptarë. Akuzohet edhe për plaçkitje, djegie dhe shkatërrimin e shtëpive të popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar.
Në aktakuzë thuhet se nga ana veriore e fshatit Ozdrim me rrugën regjionale Pejë – Mitrovicë, kishin hyrë ushtria e rregullt dhe në fund nga ana perëndimore e fshatit Ozdrim e cila kufizohet me fshatin Vitormiricë kishin hyrë grupet paramilitare të përzier edhe me pjesëtarë të njësiteve speciale ushtarake, filluan të shtinin me armë në drejtim të popullsisë civile me ç‘rast u vranë gjashtë civilë të nacionalitetit shqiptarë: I.K Sh.K, E.M, R.Sh, Z.Sh dhe M.H, ndërsa tre civilë të cilët u plagosen nga këto të shtëna: A.G, H.G dhe M.G, fillimisht u transportuan për në spitalin e Pejës e më pastaj u ekzekutuan dhe u varrosën në fshatin Lutogllavë, si dhe pesë civil të nacionalitetit shqiptarë: R.K, Z.K, A.K, A.K, A.Sh u vranë gjatë ofensivës, por asnjëherë nuk u gjetën trupat e tyre prandaj ende figurojnë si të zhdukur.
Me këtë, Gjokoviq ngarkohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( tutje “LP i RSFJ-së”) si ligji në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

VLEN: Ligji për “branitellat” nuk kalon pa përfshirjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Edhe një premtim për trenin e shpejtë brenda Shkupit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës