Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, të martën ka mbajtur konferencë për media, ku ka prezantuar Raportin Vjetor të Punës për vitin 2018 dhe Buletinin e Praktikës Gjyqësore të Gjykatës Supreme.
“Në këtë fillim-vit po mundohemi të bëjmë disa analiza rreth punës njëvjeçare të vitit të kaluar, por, t’ju sqaroj në fillim se në statistika nuk kemi përfshirë Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, pasi ende nuk ka kaluar Ligji për DhPGjS. Aktualisht atje është një kryetar, i cili besoj do të mbajë një konferencë të ngjashme. Në përgjithësi, konsideroj se Gjykata Supreme, gjatë vitit 2018 ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, ndoshta nga të gjitha vitet, 2018-ta është viti që është përmbyllur me më së paku lëndë të papërfunduara”, ka pohuar Peci para gazetarëve.
Gjatë vitit 2018, Gjykata Supreme në punë ka pasur 1.371 raste, të pranuara kanë qenë 1.151 ndërsa të bartura nga viti 2017 kanë qenë 220 raste.
“Gjyqtarët e kësaj gjykate i kanë përfunduar 1.271 raste, ndërkaq janë trashëguar për vitin 2019 vetëm 100 sosh. Vlen të theksohet se këto 100 raste, kanë ardhur gjatë muajve të fundit të vitit 2018 dhe pritet të përfundohen shumë shpejt”, ka bërë me dije kryetari Peci, duke saktësuar se e përkthyer në përqindje, del se janë kryer 99 për qind të rasteve, ndërkaq vetëm 1 për qind kanë mbetur të pakryera. “Një arritje e veçantë është e degës penale, për shkak se vetëm 8 raste kanë mbetur të papërfunduara, dhe ato janë në proces. Përndryshe ka pasur një rritje të lehtë të ardhjes së lëndëve në gjykatë, por ne kemi arritur t’i përfundojmë në afat, ashtu siç kërkohet edhe me Konventën Evropiane për të Drejta të Njeriut, që në kohë të arsyeshme t’ju përgjigjemi palëve në procedurë”, është shprehur ai.
Tutje kreu i Supremes, ka bërë me dije se “Gjykata Supreme punon në rastet e mjeteve të jashtëzakonshme juridike, të cilat në lëmin penale janë Kërkesa për Mbrojtje të Ligjshmërisë, “PML”, ku gjatë vitit 2018 kemi pasur 344 lëndë të pranuara, 458 të kryera dhe 466 lëndë, gjithsej në punë. Edhe Revizioni, si kategori tjetër më specifike, me 429 lëndë të pranuara dhe me 395 të kryera, ndërkohë që në punë kanë qenë gjithsej 457 sosh. Vlen të theksohet po ashtu, se ka gjyqtarë që në fund të vitit kanë qenë me të gjitha lëndët e përfunduara, ndërsa disa të tjerë me numër të vogël lëndësh, të cilat edhe për arsye procedurale nuk janë përfunduar ende”.
Kryetari ka folur para gazetarëve edhe për publikimet që gjykata ka bërë gjatë vitit 2018, duke veçuar Udhëzuesin për Politikë Ndëshkimore, Buletinin e Praktikës së Gjykatës Supreme, si dhe i ka njoftuar gazetarët se së shpejti do të publikohet një Përmbledhje e Vendimeve të Gjykatës Supreme, në fushën pronësore, e cila po mundësohet falë bashkëpunimit me një projekt të USAID në Kosovë.
Gazetarët kanë shtruar një varg pyetjesh për kryetarin, mes tyre pyetje për zbatimin e Udhëzuesit nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorëve; për zbatimin e mendimeve juridike nga sistemi gjyqësor, për rastet e shenjëstruara në Gjykatë Supreme, të cilat kryetari ka sqaruar se janë përfunduar të gjitha; për rolin e Gjykatës Supreme në luftën kundër korrupsionit, ku përmes aktgjykimeve Gjykata Supreme kishte gjetur disa raste kur është shkelur ligji në favor të të pandehurit, për çka kryetari ka pohuar se do të punohet në drejtim të dërgimit të rasteve të tilla në komisionet e KGJK-së, për vlerësim të performancës së gjyqtarëve, në mënyrë që të ketë një mekanizëm që do të ndikojë në punën dhe profesionalizimin e gjyqtarëve dhe marrjen e vendimeve të caktuara. Kryetari është shprehur optimist për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, të cilat do t’ia mundësonin Gjykatës Supreme disa kompetenca shtesë, si p.sh., në rastet kur ligji është shkelur në favor të të pandehurit, duke e shpallur të pafajshëm gjykatat e shkallëve më të ulëta, atëherë Gjykata Supreme të ketë kompetencë që edhe këto raste t’i kthejë në rigjykim ose ta ndryshojë aktgjykimin dhe të pandehurin ta shpall fajtor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Policia sekuestron 66 pula dhe kafshë në Poduejvë – dyshohet se ishin kontrabanduar nga Serbia

AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

Zhduket një vajzë në Prishtinë që pesë ditë – policia nis hetimet

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker