LAJMI I FUNDIT:

Gjykata kushtetuese lejon dehjen në punë

Gjykata kushtetuese lejon dehjen në punë

Të gjithë në Peru! Gjykata kushtetuese e këtij shteti të Amerikës Jugore ua ndalon punëdhënësve të largojnë punëtorët e tyre nga puna për shkak të dehjes në vendin e punës. Pra, nëse vozit, mos pi, por puno shlirë.

Në vendimin pa precedent në histori, ka reaguar qeveria duke tërhequr vëmendjen për pasojat e mundshme me rrezik.

Krejt kjo është sjellë rreth rastit të Pablo Cayo i cili ka punuar në drejtorinë komunale të qytetit Chorrillos i cili është përjashtuar nga puna sepse është kapur i dehur në vendin e tij të punës. Gjykata kushtetuese ka vlerësuar se largimi nga puna ka qenë i padrejtë pasi që i dehuri Pablo nuk i ka bërë askujt dëm me disa promilë në gjak.

Gjykatësi Calle ka shtuar se nuk do të rishikoj vendimin e tij, derisa ministri i punës Jorge Villasante është i mendimit se zbutja e rregullave të punës nuk është edhe aq ide e mirë.