LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Apelit ulë dënimin për kryetarin e Novo Sellës, Boro Stojçev

Gjykata e Apelit ulë dënimin për kryetarin e Novo Sellës, Boro Stojçev

Gjykata e Apelit në Shtip ka ulur dënimin për kryetarin e Novo Sellës, Boro Stojçev, nga 18 muaj burg në gjashtë muaj.

Informacionin e ka konfirmuar Gjykata Themelore e Strumicës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjykata e Apelit ka pranuar ankesën e avokatëve të Stojçevit për lartësinë e dënimit, i cili nga Gjykata e shkallës së parë u dënua 1.5 vite burg.


Kryetari i Novo Sellës dënohet me 18 muaj burg
Lexo po ashtu Kryetari i Novo Sellës dënohet me 18 muaj burg

Përveç për Stojçevin dënimet janë ulur edhe për gruan dhe nipin e tij, nga një vit burg në tre muaj, ndërsa të akuzuarit të pestë gjithashtu i është ulur dënimi nga 9 muaj në tre muaj burg.

Përndryshe, më 10 korrik kryetari i Novo Sellës së bashku me katër persona tjerë u kap nga policia gjatë tentimit për kontrabandë me cigare në afërsi të kufirit Maqedoni-Bullgari. Më pas u konfiskuan rreth 3300 kuti me cigare në vlerë prej 3 milionë denarëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Lajme
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Lajme
Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Drejtësi
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori