LAJMI I FUNDIT:

Gjuriq: Të hënë merret vesh kush është Vuçiqi, e kush Mustafa

Gjuriq: Të hënë merret vesh kush është Vuçiqi, e kush Mustafa

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq pret që pas takimit të përfaqësuesve politikë të serbëve të Kosovës me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjatë ditës së hënë të qartësohet gjithçka.

Ai ka thënë para gazetarëve në Medvegjë se pas këtij takimi beson se do të qartësohet fakti se “kush qëndron prapa politikës së shtetit serb, kush  mbështet politikën e Qeverisë serbe si dhe cilat grupe politike dhe individ në vend të Qeverisë së Serbisë dhe Vuçiqit e pranojnë Isa Mustafën dhe një qeveri tjetër si të tyren”, raporton “Tanjug”, përcjellë Klan Kosova.

Ai shtoi se Vuçiq dje e bëri të qartë se nuk ka asnjë dyshim se ky kthimi i shpinës ndaj shtetit të Serbisë “nga ana e përfaqësuesve të rremë të vet emëruar të serbëve në Kosovë” nuk është spontan dhe me të kanë lidhje edhe paratë e shqiptarëve dhe disa agjenci të huaja.