LAJMI I FUNDIT:

Gjuriq reagon ashpër ndaj deklaratës së Mogherinit për Asociacionin

Gjuriq reagon ashpër ndaj deklaratës së Mogherinit për Asociacionin

Për Serbinë është e papranueshme ndryshimi i njëanshëm i marrëveshjeve mes Beogradit dhe Prishtinës, ka thënë drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, duke komentuar deklaratën e Përfaqësueses së Lartë të BE-së Federica Mogherini për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Askush nuk do të ridefinoj atë për të cilën kemi rënë dakord më 25 gusht”, tha Gjuriq mbrëmë në televizion serb “Pink”, transmeton Klan Kosova.

Mogherini gjate vizitës zyrtarë në Prishtinë tha se Asociacioni nuk do të jetë strukturë paralele e Qeverisë serbe dhe se nuk do të cenojë integritetin territorial të Kosovës.


“Shumë e respektojmë rolin tuaj, por ne nuk do të pranojmë që ju ose dikush tjetër ta rishikojë atë për të cilën kemi rënë dakord “, ka thënë zyrtari serb, duke shtuar se ky është mesazh për komunitetin ndërkombëtar dhe vet Mogherinin, e cila është ndërmjetësuese në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Serbia nuk heq dorë nga formimi i Asociacionit të komunave serbe. Ne nuk do ta lejojmë rishikimin e marrëveshjes “, ka deklaruar më tutje shefi i zyrës serbe për Kosovën, transmeton Klan Kosova.

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori