Elisabeth Wehling ishte në zyrën e saj në Kaliforni, mbrëmjen e fjalimit të parë të Trumpit para Kongresit amerikan. Për linguisten e Universitetit Berkeley, puna e saj normale: Analizimi i gjuhës së politikës.
Stili gjuhësor i Donald Trumpit është temë interesante, sepse politikani për ditë ofron material për t’u analizuar. Pas fjalimit të tij, mediat brohorasin për stilin e ri të Trumpit, por linguistja që e analizon gjuhën e tij nuk gjen asgjë të re nga ana përmbajtesore. Ka ndryshuar vetëm prezantimi.
“Sigurisht që vihet re që fjalimi ka qenë i shkruar më parë. Nuk u publikua më kot një video, ku tregohet Trumpi se si e ushtron fjalimin”, thotë ajo.
Prova të tilla janë të zakonshme para fjalimeve të rëndësishme. Nga Trumpi deri më tani njihej diçka tjetër. Presidenti amerikan nuk e përdorte teleprompterin dhe tekstet e studiuara. Ai fliste spontanisht dhe pa fre. Wehling e ndjen tonin e ri, por mesazhi është i njëjtë, sipas saj.
“Imazhet që përcjell ai janë mjaft intensive. Ato janë simbole të mënyrës konservatore të mendimit. Gjak, luftë, e veja e një ushtari të vrarë… këto janë simbolet, me të cilat Trump do të prekë zemrat”, shton ajo.
Trump e di ndikimin e gjuhës së tij, prandaj e përdor qëllimisht Twitterin dhe jo fjalimet. Gjithçka e planifikuar, mendon linguistja. Ai i përdor ato për të larguar vëmendjen nga politika e tij. Në të njëjtën kohë ai di të krijojë imazhe tek njerëzit. Këto zbarkojnë pa filtrim tek lexuesit. Jo drejtpërdrejt, por përmes postimeve pyet njerëzit se çfarë mendojnë.
“Ai shkruan një Tweet, paraqet një tezë të fortë dhe pret se si do të reagojnë njerëzit. Përmes kësaj medieje sociale ai ka lidhje me fansat e tij që i shpërndajnë mesazhet”, shprehet linguistja. “Kundërshtarët e tij flasin për ‘fake news’ por i shpërndajnë idetë e tij. Ky është gabimi i shtypit, që i dënon deklaratat e tij, por i shpërndan megjithatë”.
Me fjalime, por edhe postime, Trumpi shkakton gjithmonë reagime të forta. Linguistët analizojnë stilin e tij gjuhësor dhe shpjegojnë pse sjell kaq vëmendje gjuha e presidentit amerikan. Me gjuhën e tij, Trump kërkon të prek ndjenjat e publikut.
Studiesja e gjuhës Jean K. Gordon ka krahasuar fjalët e Trumpit në fjalimet e tij me ato të Clintonit dhe Obamas. Ajo konstaton se fjalimet e tij mbajnë më shpesh nocione negative. Fjalimi i tij në Kongres ishte më pozitiv.
Tani shihet një strategji e re e Trumpit dhe ekipit të tij. Mesazhet e tij dhe fjalimet spontane janë për përkrahësit e tij shenja besueshmërie. Ai përdor fjali të shkurtra, fjalë të thjeshta dhe imazhe të kuptueshme. Me këtë strategji ai pati sukses edhe para zgjedhjeve. Tani kritikohet për këtë.
“Duket se Trumpi mund të veprojë edhe ndryshe pas fjalimeve “katastrofale në memoralian Langley dhe “Mëngjesin e Lutjes Kombëtare”, thotë Theresa Heyd, nga Universiteti i Duisburgut.
Pas agresivitetit vijnë tone të qeta. Por, Wehling e quan të ekzagjeruar debatin për tonin e ri të Trumpi.
“Ajo që është më e rëndësishme janë përmbajtjet dhe ato nuk kanë ndryshuar”, shton ajo. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë
"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City