LAJMI I FUNDIT:

Gjuetari bëhet gjahu

Gjuetari bëhet gjahu

Një gjuetar është shndërruar në gjah pasi një dre është hakmarrë në personin që e ka gjuajtur me armë.

47-vjeçari Randy Goodman nga Sedalia, Missouri, e ka gjuajtur dy herë me karabinën e tij një dre dhe kishte menduar se e ka vrarë.

Mirëpo pas disa sekondash dreri është kthyer në jetë dhe e ka sulmuar Goodmanin duke e rrëzuar për toke dhe duke e goditur me këmbë.

Pas këtij sulmi i cili ka zgjatur rreth 15 sekonda, dreri kishte ikur disa metra dhe pastaj ishte rrëzuar. Pas këtij momenti, Goodman është çuar dhe e ka gjuajtur edhe dy herë gjahun e tij për t’u siguruar se nuk do të çohet më.