Edhe pse lufta po zhvillohet në territorin e Ukrainës, gjithnjë e më shumë po raportohet se si po ka ‘konflikte’ në vetë territorin e Federatës Ruse.
Gjegjësisht, në javët e fundit në gjithë Rusinë janë regjistruar shpërthime, në të cilat janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në depo municioni, depo të naftës, por edhe në objekte si Instituti Ushtarak Rus në Moskë.
“Javët e fundit ka pasur zjarre dhe shpërthime të shumta në rajonet ruse pranë kufirit, përfshirë edhe Kurskin, për shtatë ditë, zjarri përfshiu edhe depon e naftës në Berdyansk”, theksojnë mediat.
Kur bëhet fjalë për shpërthimin në Kursk, ai ndodhi në ditën e parë të muajit maj pran fshatit Konopelka, ku u shemb një urë që lidhte Sudzan me Sosnovi Borin.
“Ka qenë sabotim, ka filluar procedimi penal. Megjithatë, kjo nuk do të ndikojë në lëvizjen e trenave në këtë rajon”, tha guvernatori i rajonit, Roman Starovoit.
A railway bridge was destroyed in Kursk region
Later, the governor of the region said that the collapse of the railway bridge in the #Kursk region, #Russia was the result of sabotage. A criminal case has been opened. pic.twitter.com/AIn0qFYlZ2
— NEXTA (@nexta_tv) May 1, 2022
Shpërthimi i fundit u regjistrua më 2 maj në një fabrikë municionesh pran maleve Urale, ku mbetën të vdekur dy punëtorë.
“Një shpërthim u regjistrua në fabrikën e municionit në Perm, rreth orës 20:00. Dy punëtorë mbetën të vrarë nga zjarri dhe disa u plagosën”, raportojnë mediat ruse.
Massive explosion moments ago at the Perm gunpowder plant in Russia, which produces components for Grad and Smerch missiles as well as air defense systems.
At least two people killed in the explosion according to early reports.
Another case of sabotage? pic.twitter.com/rt3tKKN6Y8
— Visegrád 24 (@visegrad24) May 2, 2022
Edhe pse informacionet për sabotim nuk janë konfirmuar ende, shumë analistë besojnë se ekziston mundësia që Ukraina po përpiqet të “transferojë” luftën në territorin e Federatës Ruse dhe kështu t’i shkaktojë probleme Kremlinit.
Deri më tani, zyrtarët ukrainas kanë mohuar vazhdimisht akuzat për përfshirje të mundshme në shpërthimet në Federatën Ruse.
Nga ana tjetër, edhe pse mediat ruse thonë se ekziston mundësia që ukrainasit të kenë kryer sabotime që kanë dërguar në shpërthime, zyrtarët rusë janë ende të kujdesshëm me deklaratat e tyre.
Nëse shpërthimet e depove dhe objekteve të tjera në të gjithë Federatën Ruse janë rezultat i sabotimit apo thjesht një efekt anësor i sanksioneve që pengojnë mirëmbajtjen cilësore të uzinës për pjesët që vijnë nga vendet perëndimore, koha do ta tregojë.
Mirëpo, në momentet kur lufta po zhvillohet në territorin e Ukrainës, shpërthimet në territorin e Rusisë janë diçka që Kremlini sigurisht i sheh si një fenomen shumë shqetësues që mund të kontribuojë edhe në paqëndrueshmërinë e brendshme të shtetit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

Aeroplani i American Airlines devijon nga udhëtimi i planifikuar, aterron në Romë për “shkaqe sigurie”

Zelensky i gatshëm të heq dorë nga posti i presidentit në këmbim të paqes në Ukrainë

Votuesit gjermanë kanë dalë në numër më të madh krahasuar me vitin 2021

Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë