LAJMI I FUNDIT:

Gjinjtë e mëdhenj shokojnë Kinën

Gjinjtë e mëdhenj shokojnë Kinën

Prindërit dhe arsimtarët në Kinë janë duke protestuar pasi që një skulpturë që paraqet një vajzë të hollë me gjinj të mëdhenj është vendosur në një park qyteti.

News Express” njofton se prindërit kanë protestuar kundër vendosjes së kësaj skulpture në qytetin Foshan të provincës Guangdong, pasi që ata e konsiderojnë këtë vepër si mjaft të turpshme.

“Parku ka qenë një vend i shkëlqyer për familjet, ndërsa tani ajo që tërheq më së shumti djalin tim janë gjinjtë e mëdhenj. Po mundohem ta edukoj atë me njohuri shkencore, mirëpo krejt çfarë mendon ai kur e sheh këtë statujë janë disa mendime të ndotura”, ka thënë një nënë.

Ndërsa një arsimtar në kopshtin e fëmijëve, thotë se kur e kishte dërguar klasën e tij në park, fëmijët ishin shokuar.


“Vajzat e vogla ishin të frikësuara dhe qanin me zë, dhe më pyesnin nëse edhe atyre do t’u rriten këto ‘gjëra’ kaq të mëdha, ndërsa djemtë qeshnin si të çmendur”, tha arsimtari. /Telegrafi/