LAJMI I FUNDIT:

Gjilani përfiton projektin e dytë nga Komisioni Euro​pian në vlerë prej 114 mijë euro 

Gjilani përfiton projektin e dytë nga Komisioni Euro​pian në vlerë prej 114 mijë euro 

Komuna e Gjilanit është përfituese e projektit të dytë nga fondet e Bashkimit Europian IPA II për këtë vit, në vlerë prej mbi 114 mijë euro, në fushën e bashkëpunimit ndërkufitar me Komunën e Kumanovës, që ka qëllim nxitjen e barazisë gjinore dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

Ky projekt insiston inkurajimin dhe përfshirjen e grave dhe të rinjve në prezantimin e vlerave kulturore, tradicionale dhe kombëtare të Kosovës dhe Maqedonisë.


Projekti që do të realizohet mes Gjilanit dhe Kumanovës, do të përfshijë numër sa më të madh të grave në trajnime dhe aktivitete të ndryshme, në kuadër të Qendrës së Gruas “Derë e Hapur”.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka ofruar gatishmërinë e tij të plotë që ky projekt dhe të gjitha projektet tjera të jenë të suksesshme dhe përpos përfshirjes të numrit sa më të madh të grave dhe femrës në përgjithësi të jetë edhe afatgjatë në promovim të kulturës së dy shteteve.

“Komuna e Gjilanit ofron kapacitetet e plota si në aspektin financiar, teknik dhe profesional që ky projekt të implementohet në bazë të qëllimit që e ka për pozitën më të mirë për femrën dhe promovimin e vlerave të larta që ka qyteti ynë si kryeqendër e kulturës shqiptare. Komuna tashmë ka siguruar hapësirën për këtë qendër, është e vendosur në përkrahjen e pakursyer rreth iniciativave për zhvillim lokal, planifikimet dhe strategjitë për kulturën e promovimin e saj, pastaj, do të mbështetë financiarisht këtë projekt me mbi 20 për qind. Krahas kësaj siguron edhe hapësirën në objektin e Muzeut të Gjilanit, për promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore”, ka thënë kryetari Haziri.

Belxhyzare Muharremi nga qendra e Gruas “Dera e Hapur”, ka thënë se kjo qendër në këtë fazë do të bëj maksimumin për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe fuqizimin e gruas në shoqëri.

Përndryshe, kjo marrëveshje hynë në fuqi menjëherë pas nënshkrimit dhe ka një kohëzgjatje prej 20 muaj me qëllimin që projekti të jetë afatgjatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Kalo në kategori