Gjermania ka vendosur që të ngrejë disa vende të posaçme të testimit nëpër aeroporte dhe pikat kufitare për të gjithë personat që udhëtojnë jashtë vendit për pushimet verore, nëpër zonat më të rrezikuara me COVID-19.
Kështu bëri të ditur me një video mesazh gazetari i DW-së Bahri Cani, i cili tha se ky vendim është marr në një konferencë të ministrave të Shëndetësisë në Gjermani.
Sipas tij, nëse personat që vijnë në Gjermani dhe nuk kanë me vete një test jo më të vjetër se 48 orë, mund ta bëjnë një test falas nëpër pikat kufitare dhe aeroporte të ofruar nga shteti gjerman, përcjell Telegrafi.
Mirëpo siç tha ai këto teste nuk janë të obliguara që të bëhen nëpër pikat e ngritura, por nëse personat nuk i bëjnë këto teste, Cani shpjegoi se ata janë të detyruar që të karantinohen për dy javë.
“Konferenca e ministrave të shëndetësisë në Gjermani kanë marrë disa vendime shumë të rëndësishme për të gjithë ata që udhëtojnë jashtë më pushime. Nëpër aeroportet e Gjermanisë do të ngrihen disa vende të posaçme të testimit pë ata persona që kthehen nga vendet e rrezikuara. Testet nuk janë të obliguara që të bëhen nëpër aeroporte, por kjo është një ofertë e autoriteteve gjermane. Testi është vullnetar. Nëse keni bërë një test nga vendi që vini dhe është nuk është më i vjetër se 48 orë nuk keni nevojë të bëni test, por nëse nuk jeni testuar atëherë ose duhet të testoheni në aeroport ose të shkoni në karantinë dy javore. Gjermania ka vendosur që të gjitha testimet në aeroporte të bëhen falas dhe janë pa pagesë. Testet pa pagesë do të bëhen edhe për ata që kthehen me makinë, autobus, anije. Do të ngrihen vende të posaçme edhe afër kufirit për vendet që janë të rrezikuara”, ka thënë Cani.
Sipas tij, për zonat shëngen, të Bashkimit Evropian që janë më pak të rrezikuara me COVID-19, nuk do të bëjnë teste nëpër këto pika të ngritura, por ata këto teste mund t’i bëjnë tek mjeku i tyre në Gjermani.
“Për personat që nuk janë të rrezikuar, Gjermania ofron teste pa pagesë por jo në aeroporte. Këta persona mund të shkojnë tek mjeku i tyre dhe të bëjnë testin pa pagesë”, tha ndër të tjera gazetari i DW, Bahri Cani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës