Pushtimi rus i Ukrainës ka ndryshuar mënyrën se si Gjermania e sheh sigurinë dhe e bëri Berlinin të kuptojë se dështoi kur nuk dëgjoi aleatët e Evropës Lindore, të cilët paralajmëruan për kërcënimet nga Moska, ka shkruar në The Guardian, Annalena Baerbock, ministrja e jashtme gjermane.
Në një pranim të sinqertë për të metat në politikën e jashtme gjermane të pasluftës, ajo tha se vendet në Evropën Lindore kishin të drejtë të paralajmëronin Gjermaninë se shpresa për më të mirën në trajtimin e kërcënimeve nga një Rusi autokratike nuk ishte një përgjigje adekuate, shkruan më tej mediumi britanik, përcjell Telegrafi.
Për një kohë të gjatë, tha ajo, Gjermania kishte përdorur “diplomacinë e çeqeve”, ose besimin se ndërveprimi politik dhe ekonomik do ta çonte Rusinë në një rrugë demokratike.
“Ne e dimë se për një të ardhme të parashikueshme, Rusia e presidentit (Vladimir) Putin do të mbetet një kërcënim për paqen dhe sigurinë në kontinentin tonë dhe se ne duhet të organizojmë sigurinë tonë kundër Rusisë së Putinit, jo me të”, tha ajo.
Duke shkruar përpara samitit të NATO-s në Vilnius dhe menjëherë pas publikimit të një strategjie të re të sigurisë kombëtare gjermane, ajo ndërthuri interesat e sigurisë së Gjermanisë me ato të Evropës Lindore, duke thënë: “Ne gjermanët nuk do të harrojmë kurrë se lirinë tonë në një vend të ribashkuar ua detyrojmë gjithashtu aleatëve tanë dhe fqinjëve tanë lindorë. Ashtu si ata ishin aty për ne, ne do të jemi aty për ta tani, sepse siguria e Evropës Lindore është siguria e Gjermanisë”.
Siç vë në pah The Guardian, ka pasur dyshime nëse Gjermania mund të merrte një rol udhëheqës ushtarak në Evropë duke pasur parasysh historinë e saj, por Baerbock tha se lufta në Ukrainë e kishte detyruar Gjermaninë, ndonjëherë për habinë e saj, të rivlerësonte rolin dhe përgjegjësitë e saj.
“Pas tmerreve të Luftës së Dytë Botërore, të shkaktuara nga gjermanët, politika e jashtme e vendit tonë u drejtua nga premisa se lufta nuk duhet të burojë më kurrë nga toka gjermane”.
Por ajo e kishte të qartë se kjo kishte ndryshuar: “Vetëm dy vjet më parë, ideja që Gjermania të dorëzonte tanke, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe obusë në një zonë lufte do të ishte dukur e largët, për të thënë të paktën. Sot, Gjermania është një nga furnizuesit kryesorë të armëve për vetëmbrojtjen e Ukrainës”.
Në artikullin e saj, Baerlock vuri në dukje gjithashtu shpejtësinë me të cilën Gjermania kishte këputur lidhjet e saj ekonomike me Rusinë, sidomos duke vënë në dukje “eliminimin e kontributit të karburantit fosil rus në energjinë gjermane”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zelensky kërkoi falje për mosmarrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë në një letër drejtuar Trumpit, pretendon Witkoff

Tajvani prezanton raketën e re supersonike, fluturon tre herë më shpejt se shpejtësia e zërit – e specializuar për fundosjen e anijeve

Ontario kërcënon se do të ‘fikë plotësisht energjinë elektrike’ për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Ukrainasit godasin rafineritë e naftës në Rusi

Tajvani prezanton raketën e re supersonike, fluturon tre herë më shpejt se shpejtësia e zërit – e specializuar për fundosjen e anijeve

Kryeministri britanik thotë se tankeri që u përplas me një anije tjetër, po transportonte karburant për Departamentin amerikan të Mbrojtjes

Rubio flet për përplasjen në Zyrën Ovale: Nuk mund ta besoja atë që po shihja, isha sikur – kjo nuk mund të jetë e vërtetë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa