LAJMI I FUNDIT:

Gjermania nëpërkëmb Lihtenshtajnin me nëntë gola

Gjermania nëpërkëmb Lihtenshtajnin me nëntë gola
(Foto: Twitter/Germany)

Edhe pse duhej të ishte një ndeshje prestigji, Gjermania i është qasur me seriozitet takimit ndaj Lihteshtajnit duke triumfuar me rezultat 9-0.

Ilkay Gundogan e nisi serinë e golave (11’) në Volkswagen Arena duke realizuar nga penalltia, ndërsa epërsia u dyfishua me autogolin e Daniel Kaufmann (20’).

Leroy Sane shënoi golin e tretë (22’), derisa Marco Reus e vendosi rezultatin e pjesës së parë (23’).


Në fillim të fraksionit të dytë, Sane e realizoi edhe golin e dytë personal (49’), ndërsa nuk mund të mungonte goli i Thomas Muller (77’).

Një tjetër gol e shënoi Ridle Baku (80’), derisa Muller ishte përsëri aty me golin e dytë personal (87’), kurse autogoli i Max Goppel (89’) e vendosi rezultatin përfundimtar të takimit.

Gjermania është në krye të Grupit J me 25 pikë dhe ka kohë që e ka siguruar kualifikimin për ‘Katar 2022’ nga pozita e parë, derisa Lihtenshtajni mbetet në kuotën e një pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Emi Martinez poshtëroi Brazilin me gjestin e tij, edhe Scaloni i tha të ndalonte

Emi Martinez poshtëroi Brazilin me gjestin e tij, edhe Scaloni i tha të ndalonte

Përfaqësueset
Tifozët e Rangersit dënohen përjetë për pankartën e shfaqur në ndeshjen ndaj Fenerbahces

Tifozët e Rangersit dënohen përjetë për pankartën e shfaqur në ndeshjen ndaj Fenerbahces

Ndërkombëtare
Ylli i Bayern Munichut këput ligamentin, humb sezonin

Ylli i Bayern Munichut këput ligamentin, humb sezonin

Ndërkombëtare
Varane ia zbulon Tchouamenit arsyen e largimit nga Real Madridi

Varane ia zbulon Tchouamenit arsyen e largimit nga Real Madridi

La Liga
Si pritet të rreshtohet Real Madridi me Alonson si trajner dhe Alexander-Arnoldin e avancuar

Si pritet të rreshtohet Real Madridi me Alonson si trajner dhe Alexander-Arnoldin e avancuar

La Liga
“Unë do të doja Mbappen në Juventus, por edhe Del Pieron dhe Zidanen” - aksionari miliarder i klubit italian do emra të mëdhenj te

“Unë do të doja Mbappen në Juventus, por edhe Del Pieron dhe Zidanen” - aksionari miliarder i klubit italian do emra të mëdhenj te "Zonja e Vjetër"

Serie A
Kalo në kategori