LAJMI I FUNDIT:

Gjermania në ‘bllokim të lehtë’ për shkak të pandemisë së coronavirusit

Gjermania në ‘bllokim të lehtë’ për shkak të pandemisë së coronavirusit

Gjermania do të hyjë në një ‘bllokim të lehtë’ për shkak të rritjes së rasteve nga coronavirusi.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, baret, kinematë, teatrot, muzetë, palestrat dhe pishinat do të mbyllen nga sot, përderisa kafenetë dhe restorantet do të lejohen të bëjnë vetëm dërgesa.

Takimet në vendet publike do të lejohen vetëm mes dy familjeve me kusht që tubimi të jetë jo më shumë se 10 persona.


Ndryshe nga bllokimi i parë në pranverë, shkollat dhe çerdhet do të qëndrojnë të hapura.

Derisa kufizimet e reja në vend do të zbatohen vetëm deri në fund të muajit, shefi i stafit të kancelares Angela Merkel, Helge Braun, ka thënë se nuk mund të përjashtohen gjasat që masat parandaluese të zgjasin më shumë.

Këto rregulla preventive vijnë si pasojë e rritjes së rasteve rekorde nga coronavirusi në vend.

Ashtu sikurse Gjermania, edhe disa vende evropiane po përballen rëndë me situatën aktuale. /Telegrafi/