Kancelarja gjermane, Angela Merkel mbështeti sot politikat e rrepta qeveritare të kufizimeve dhe bëri thirrje për masa në të gjithë Europën për të parandaluar mutacionet më ngjitëse të coronavirusit.
Gjatë një konference për media në kryeqytetin Berlin, Merkel u bëri thirrje qytetarëve në Gjermani dhe Europë të marrin më seriozisht variantet e virusit.
“Rrezikun e mutacionit të virusit tani mund ta shohim më qartë sesa në fillim të vitit”, theksoi ajo, duke shtuar se lloji i ri i zbuluar për herë të parë në Britaninë e Madhe ishte parë gjithashtu në disa vende të tjera evropiane, përfshirë Gjermaninë.
“Bazuar në atë që dimë deri më tani, lloji i ri i virusit është dukshëm më ngjitës sesa ai me të cilin kemi jetuar vitin e fundit. Kjo është arsyeja kryesore për rritje masive të rasteve në Irlandë dhe Britani”, theksoi ajo.
Merkel nënvizoi se lloji i ri nuk është bërë dominant në Gjermani, por paralajmëroi se kjo nuk duhet të jetë arsyeja e vetëkënaqësisë.
“Ne duhet ta marrim shumë seriozisht këtë kërcënim serioz nga ky virus. Unë nuk mund ta theksoj këtë mjaftueshëm”, shtoi ajo.
“Ne duhet të ngadalësojmë përhapjen e këtij virusi të ri. Nuk duhet të presim derisa ky virus të shpërthejë këtu dhe të shkaktojë ngritje të reja masive të rasteve. Atëherë do të jetë vonë”, theksoi kancelarja gjermane.
Merkel shtoi se për shkak të shqetësimeve mbi variantin e Britanisë së Madhe dhe mutacioneve të tjera, Gjermania ka vendosur të zgjasë masat e rrepta të mbylljes deri më 14 shkurt duke ashpërsuar disa nga masat.
Ajo tha se qeveria e saj mori këtë vendim si masë paraprake, përkundër faktit se numri i rasteve të reja dhe pacientëve të sëmurë rëndë janë ulur ditët e fundit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’
Rubio: Grenlanda është interesi ynë kombëtar, nuk është shaka
Zhvillimet e fundit në Gjermani, reagon edhe ish-kancelarja
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?