Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, prit sot në takim një delegacion të gjerë nga Komisioni për Çështje Evropiane nga landi Nordrhein Westfalen i Gjermanisë, i përbërë nga katër parti parlamentare.
Sipas një njoftimi të Kuvendit të Kosovës, parlamentarët gjermanë u interesuan për zhvillimet politike në Kosovë, në mënyrë të veçantë për klimën e investimeve dhe bazën ligjore që Kosova ka ndërtuar në këtë fushë.
Duke theksuar nevojën e rritjes së bashkëpunim ekonomik midis vendeve të rajonit, thuhet në njoftim, mysafirët nga Gjermania shprehën interesimin e tyre për qasjen e Kosovës ndaj investitorëve të huaj potencialë, veçanërisht atyre gjermanë, si dhe për pasuritë natyrore që posedon vendi ynë.
“Duke falënderuar delegacionin gjerman për mbështetjen e deritashme të Gjermanisë ndaj Kosovë në të gjitha sferat, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, theksoi se Berlini zyrtar vazhdon të mbetet një nga përkrahësit më të fuqishëm të vendit tonë, si në rrafshin e brendshëm, ashtu edhe në atë ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.
“Kryetari Veseli tha se Kosova vazhdon të ketë nevojë për investime të huaja dhe në këtë drejtim, theksoi domosdoshmërinë e një pranie më të madhe të bizneseve gjermane në vendin tonë. Ai tha se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara të bëjnë ndryshimet e nevojshme ligjore, në funksion të përmirësimit të klimës së biznesit, duke e bërë atë më tërheqëse për investitorët e huaj”, shtohet më tej.
“Kryetari Veseli e njoftoi delegacionin nga landi Nordrhein Westfalen me zhvillimet e tjera politike në vendin tonë, angazhimet e përditshme të institucioneve të saj për ndërtimin e një shteti ligjor dhe funksional, si dhe aspiratat euro-atlantike. Në këtë takim, kryetari Veseli përmendi edhe prezencën e madhe të komunitetit shqiptar në Gjermani, duke e konsideruar atë një urë të rëndësishme lidhjeje dhe bashkëpunimi midis dy shteteve”, përfundon njoftimi i Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIndia, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp