Qeveria e Kosovës do të marr tash 20 milionë euro për projektet e vitit 2014 – 2015 nga Gjermania.
Kjo marrëveshje për bashkëpunim teknik është nënshkruar sot nga ministri i Financave Avdullah Hoti dhe zëvendës – ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë Christina Gehlsen.
U konfirmua se marrëveshja kap shifrën 20 milionë euro, 7.5 milionë janë për vitin 2014 kurse 12. 5 milionë për vitin 2015.
Hoti tha se me këto mjete do të mbështeten sektorët për reformë në drejtësi, për reformën e sistemit të financave publike, për reformën në arsim, për punësim të të rinjve duke i integruar ata në tregun e punës.
“Këto marrëveshje janë për vitin 2014 dhe 2015 për mbështetjen teknike që Qeveria Gjermane jep për Qeverinë e Kosovës në vlerë prej 20 milionë euro, prej të cilave 7.5 milionë euro për vitin 2014 dhe 12.5 milionë janë për vitin 201 5. Në vlerësojmë lartë mbështetjen që qeveria gjermane ka dhënë deri tash për shtetin e Kosovës e cila mbështetjen vënë qeverinë gjermane donatorin dhe mbështetësin më të madh duke arritur në shifrën prej 450 milionë euro mbështetje nga vitit ’99 deri në 2015”, tha ministri Hoti.
Nga projektet e përfshira në marrëveshje sipas Hotit theksohet edhe një herë vullneti i Qeverisë Gjermane së bashku me atë të Republikës së Kosovës për fuqizimin e mëtutjeshme të kapaciteteve të organeve institucionale të cilat luajnë rol shumë të rëndësishëm në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.
“Këto dy marrëveshje do të jenë për këto fusha: për reformën juridike, për reformën e sistemit të financave publike, për fushën e arsimit, për fushën e punësimit të të rinjve e dhe integrimin e tyre në tregun punës. Do të krijohet edhe një Fond për studime specialist, një pjesë do të shkojë për menaxhimin e mbeturinave për nivelin lokal, për rritjen e qëndrueshmërisë të këtyre shërbimeve në nivel komunal dhe gjithashtu për fushën e energjisë për të promovuar përdorimin e energjisë diellore si masë e eficiencës së energjisë”, tha Hoti.
Zëvendësambasadorja e Gjermanisë në Kosovë Christina Gehlsen tha së kjo mbështetje i mundëson Kosovës integrimin në Bashkimin Evropian. Ajo tha se në fokus janë vënë sfidat më të rëndësishme për Kosovën me qëllim të ngritjes së një ekonomie private aktive dhe një administrate të përgjegjshme, si dhe arritjes së punësimit të njerëzve.
“Në këto projekte do të trajtohen tema të rëndësishme me të cila t Gjermania e përkrah Kosovën drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Në fokus janë sfidat shumë të rëndësishme për Kosovën me një qëllim që të përkrahet ekonomia privat, që të krijohet një administratë llogaridhënëse dhe që të arrihet sa më shumë punësim për qytetarët këtu”, tha Gehlsen.
Ajo tha se projektet do të implementohen në emër të Qeverisë Gjermane përmes GIZ-it. Sipas saj Marrëveshja për Bashkëpunim Teknik për vitin 2014 kap vlerën prej 7,590,000 euro dhe do të përdoret për financimin e projekteve si: Këshillimi në fushën e reformave juridike; Reforma e sistemeve publike financiare; Ndërtimi i kapaciteteve në sektorin e arsimimit fillor; Mbështetja e punësimit të të rinjve dhe integrimi i tyre në tregun e punës; Fondi i studimeve dhe i specialistëve; Ngritja e shërbimeve të qëndrueshme lokale (menaxhimi i mbeturinave).
Ndërsa, Marrëveshja për Bashkëpunim Teknik për vitin 2015 kap vlerën në total prej 12,500,000 euro dhe do të përdoret për financimin e projekteve si vijon: Ndërtimi i kapaciteteve në sektorin e arsimimit fillor; Mbështetja e punësimit të të rinjve dhe integrimi i tyre në tregun e punës; Menaxhimi i tokës, kadastrat; Efiçienca energjetike nëpërmjet shfrytëzimit decentral të ngrohjes diellore; Ngritja e shërbimeve të qëndrueshme lokale (menaxhimi i mbeturinave). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kontrata kolektive ‘përplas’ sindikatat me pushtetin
IPKO mbështet edicionin e 13-të të konferencës më të madhe në rajon për teknologji – KosICT
IPKO vetëdijeson dhe mbështet komunitetin në kuadër të fushatës “Së bashku kundër kancerit” përmes aktiviteteve në Prishtina Mall
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp