LAJMI I FUNDIT:

Gjermania heq karantinën për ata që udhëtojnë nga Kosova në këtë shtet

Gjermania heq karantinën për ata që udhëtojnë nga Kosova në këtë shtet

Kosova më nuk është në listën e shteteve që konsiderohen me rrezikshmëri të lartë të infektimit me COVID-19 për shtetin gjerman.

Siç ka njoftuar Ambasada e Kosovës në Gjermani, nga nesër vendi ynë konsiderohet vetëm “zonë rreziku”.

Për rrjedhojë, të gjithë shtetasit e Kosovës që hyjnë në Gjermani, detyrohen të kenë një test negativ për COVID-19 dhe nuk janë të obliguar të hyjnë në karantinë.


Ky është njoftimi i plotë:

NJOFTIM I RËNDËSISHËM‼️

Qeveria e Gjermanisë ka njoftuar përmes Ministrisë së Jashtme që ka marrë vendim që Kosovën ta heq nga lista shteteve si “zonë me rrezik të veçanërisht të lartë”.

Siç është bërë e ditur sot nga kjo Ministri Kosova u prek rëndë nga situata epidemiologjike COVID 19, por numri i infeksioneve të reja ka rënë përsëri. Në mbarë vendin, numri i infeksioneve të reja deri vonë kaloi 200 raste për 100,000 në lakoren shtatë ditore, prandaj Kosova klasifikohej si një “zonë me një rrezik veçanërisht të lartë” të infektimit (zona me incidencë të lartë) deri dhe duke përfshirë edhe datën e sotme 15 maj 2021.
Nga nesër, pra me efekt nga 16 maj 2021 Kosova klasifikohet tashmë vetëm si një “zonë rreziku”.

Kjo dmth. që shtetasit e Kosovës (dhe ata gjermanë që kanë qëndruar në Kosovë) kur udhëtojnë në Gjermani duhet të paraqesin një test negativ PCR gjatë hyrjes (marrja e mostrave maksimumi 72 orë para hyrjes) OSE të hyjnë në një karantinë / vetë-izolim shtatë-ditor pas hyrjes. Në rast të posedimit të testit negativ nuk është i nevojshëm karantinimi.

Në të njëjtën kohë udhëtimi i shtetasve të huaj nga vende të si Gjermania, të cilat janë klasifikuar si “Vend me numër të lartë të infeksioneve” nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), duhet të paraqesin një test aktual negativ PCR me rastin e hyrjes (marrja e mostrave maksimumi 72 orë para hyrjes). Udhëtarëve nga vendet me “rrezik të lartë” që hyjnë në vend pa dorëzuar një test negativ mund t’u refuzohet hyrja.

Shtetasit gjermanë që hyjnë nga vendet e treta duhet gjithashtu të jenë në gjendje të paraqesin një test negativ PCR me rastin e hyrjes në Kosovë. Shtetasit kosovarë duhet të paraqesin një test negativ PCR gjatë hyrjes (marrja e mostrave maksimumi 72 orë para hyrjes) ose të hyjnë në një karantinë / vetë-izolim shtatë-ditor pas hyrjes.

Udhëtarët që kanë prova se janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19 për të paktën dy javë nuk kanë nevojë për një test PCR gjatë hyrjes ose nuk duhet të shkojnë në karantinë.