LAJMI I FUNDIT:

Gjermania bën thirrje për hapjen e bisedimeve BE-Shqipëri

Gjermania bën thirrje për hapjen e bisedimeve BE-Shqipëri

Pak javë nga vendimi i Këshillit të Evropës për hapjen ose jo të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, janë shtuar zërat dhe thirrjet në Gjermani për të çelur bisedimet.

Këshilli Gjerman për Politikat e Jashtme, një institucion i pavarur, por me influencë të konsiderueshme në politikën vendase, përmes një raporti, ka pranuar faktin se asnjë prej vendeve të rajonit, përveç Shqipërisë, nuk ka bërë progres sa i përket reformës në drejtësi.

“Duhet të pranojme se asnjë vend tjetër në rajon nuk ka bërë një përpjekje serioze për të reformuar rrënjësisht sistemin e drejtësisë. Ky është një proces i pandalshëm dhe që krijon themelin për sukses në fusha të tjera kyçe, siç është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, theksohet në dokument.


Hapja e negociatave, theksohet në raport, është një vendim pozitiv edhe për vetë Berlinin.

“Një ‘jo’ nga Berlini jo vetëm që do të destabilizonte Shqipërinë, por do të kishte një ndikim negativ në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe kështu do të kundërshtonte interesat e sigurisë të Gjermanisë. Në të kundërt, një ‘po’ do të ishte një sinjal i qartë se Gjermania dhe BE, po shpërblejnë përpjekjet e Shqipërisë për të reformuar edhe nëse ende duhet të kapërcejnë shumë pengesa përpara pranimit”, thuhet në dokument, shkruan noa.

Nuk mund të mungonte në këtë raport një “tërheqje veshi” për klasën politike, sidomos javët e fundit ku tensioni ka shkuar deri në Parlament.

“Ajo që mungon është një kulturë politike që njeh kompromiset jo si një dobësi, por si një element qendror i demokracisë. Në të kaluarën, kjo ka zvarritur reformat dhe pengoi funksionimin e institucioneve demokratike. Për shembull, në vitin 2017, PD bojkotoi punën parlamentare për disa muaj, një mekanizem i përbashkët për debatin politik në Shqipëri”, shkruhet midis të tjerash.

Ndërkohë, në Gjermani, të shumtë janë skeptikët për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë, ashtu sikurse edhe në vende të tjera të Evropës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Lajme
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Lajme
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
Kalo në kategori