LAJMI I FUNDIT:

Gjermanët protestojnë kundër kufizimeve për coronavirus

Gjermanët protestojnë kundër kufizimeve për coronavirus

Pavarësisht ndalesës për mbajtje të disa protestave, mijëra persona kanë dalë nëpër rrugët e Berlinit për të protestuar kundër masave për luftim të coronavirusit, përmes së cilave Qeveria gjermane synon të luftojë variantet e reja të këtij virusi.

Policia ka thënë më 1 gusht se disa protestues kanë “sulmuar” zyrtarët policorë dhe kanë penguar trafikun në kryeqytetin gjerman.

Një zëdhënës i Policisë ka vlerësuar se rreth 5,000 protestues kanë qenë pjesë e organizimit, ndërsa 600 janë ndaluar.


Protestat, që janë zhvilluar edhe në qytete tjera gjermane, kanë ardhur pasi gjyqtarët kanë ndaluar mbajtjen e disa marsheve në këtë fundjavë nga lëvizja Querdenker, e cila ka qenë më e zëshmja kundër kufizimeve për coronavirus.

Zyrtarët kanë thënë se kanë ndaluar mbajtjen e protestave, pasi ka pasur shqetësime se pjesëmarrësit mund të mos respektojnë vendimet për vendosje të maskës dhe mbajtje të distancës, ndërkohë që rritet numri i të infektuarve.

Protesta të ngjashme janë mbajtur edhe në Francë më 31 korrik.

Dhjetëra mijëra protestues kanë ndalë nëpër rrugët e Parisit, për të kundërshtuar pasaportën shëndetësore për coronavirus, përmes së cilës mundësohet hyrja në një mori institucionesh publike.

Një pasaportë e vlefshme shëndetësore sigurohet nga vaksinimi i plotë, testi negativ për coronavirus, apo shërimi nga infektimi. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Kalo në kategori