LAJMI I FUNDIT:

Gjermanët dhe suedezët më të këqijtë në shtrat

Gjermanët dhe suedezët më të këqijtë në shtrat

Faqja e internetit Wayn.com është e specializuar për të gjithë ata persona që udhëtojnë, ndërsa në këtë faqe mund të gjenden informata të nevojshme për shtetet të cilat keni ndërmend t’i vizitoni. Aty bile edhe mund të informoheni edhe se çfarë dashnorë janë burrat e shteteve që ju keni në plan t’i vizitoni.

Titullin jo edhe aq të famshëm si dashnorët më të këqij me mbi 10.000 femra të anketuara e mbajnë gjermanët. As suedezët nuk janë dëshmuar në shtrat, të cilët janë vlerësuar si vetjakë dhe shumë të shpejtë në shtrat.

Ndër dashnorët më të këqij në botë janë edhe holandezët, të cilët sipas të anketuarve janë shumë të vrazhdë në shtrat, ndërsa menjëherë pas tyre vijnë amerikanë,t të cilët vlerësohen si dominues, si dhe skocezët të cilët janë shumë të zhurmshëm gjatë kohës kur bëjnë seks.

Anglezët renditen në vendin e dhjetë të dashnorëve më të këqij, pasi kryesisht janë shumë të trashë, ndërsa pas tyre vijnë turqit të cilët djersiten shumë, grekët që mbajnë erë jo të këndshme të ndjekur nga rusët leshator.


Titullin e dashnorëve më të mirë e rrëmbyen italianët, ndërsa ndër ata që dinë se si ta kënaqin një femër janë edhe francezët, irlandezët, jugo-afrikanët, australianët, spanjollët, danezët, brazilianët dhe kanadezët. /Telegrafi/