LAJMI I FUNDIT:

Gjergj Dedaj: Kam marrë poste politike më pak se që kam merituar

Gjergj Dedaj: Kam marrë poste politike më pak se që kam merituar

Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj ka folur për ambiciet e tij politike dhe postet që ka mbajtur në të kaluarën.

Dedaj në RTV Dukagjini nuk ka asgjë të vërtet në ato që thuhen për lidhjet e tij me ish-presidentin Thaçi.

“Këto janë pollavra që unë kam përfituar diçka nga Thaçi. Kur je në politikë, je target i çdo lloj spekulimi. Unë kam marrë poste gjithmonë më pak se që kam merituar. Është keq të flasësh në vetën e parë, por unë kam qenë pjesëmarrës në çdo gjë që ka ndodhur në skenën politike. Iu kam prirë 60 demonstratave kundër regjimit të Millosheviqit në vitet ’90. Kam qenë pjesëmarrës në delegacionin e Rambujesë, nënkryetar i parlamentit të Kosovës, deputet, zëvendësministër etj.”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Dedaj thotë se ka pasur poste të larta kur Thaçi nuk ka qenë fare në politikë.

“Mua askush nuk mi ka dhënë postet. Unë kam përfituar postet nga marrëveshjet paraelektorale. Edhe tjerët po vijnë nga jashtë dhe po marrin poste ministrore. Asgjë nuk kam kundër edhe në këtë drejtim”, tha ndër të tjera ish-ambasadori Gjergj Dedaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori