LAJMI I FUNDIT:

Gjeorgji, macja lind qenush

Gjeorgji, macja lind qenush

Një grua në një fshat të Gjeorgjisë pretendon se macja e saj ka lindur para disa ditësh një qenush.

Sipas mediave lokale, macja ka lindur një këlysh me veshët dhe bishtin si mace, por pjesët e tjera të trupit i ngjajnë një qeni. Këlyshi ka dhe mustaqe.

Mediat lokale kanë arritur ta filmojnë këtë krijesë të çuditshme, ndërsa ai strukej dhe pinte gji te e ëma.

Shkencëtarët thonë se mund të jetë i mundur një mutacion gjenetik i shkaktuar nga rrezatimi, pasi kryqëzimi i dy racave është praktikisht i pamundur. /noa/