Gjatë gjithë jetës së tij, Xhejms Xhojs (James Joyce) u thirr me shumë emra. Si djalosh i rritur në “Dublinin e dashur e të ndyrë” që u bë i pavdekshëm në romanet e tij, autori i “Dublinasit” dhe “Uliksit”, njihej si “Xhimi diellor”, djali më i madh i dhjetë fëmijëve që zhvendoseshin pa pushim nga njëra shtëpi në tjetrën nga një baba i alkoolizuar i cili u ikte kreditorëve. Deri në fund të jetës, që e kaloi në azil për shkak të Irlandës dhe besimit katolik, në Itali e Zvicër, ai u quajt një “ikona-thyes” nga Vatikani, “Zoti Satan” nga vajzat zvicerane të korit të kishës të cilat e ngacmonin për mjekrën e tij me majë, “gjeniu i fundit i madh” i letërsisë së shekullit XIX dhe, nga armiqtë e vet, “Xhojsi i mallkuar”.
Të përmbledhësh një burrë të tillë tërheqës e të shkathët, i cili mund të ishte, sipas fjalëve të veta, “në një moment lart si yjet, tjetrin më poshtë se trazovaçët më të ulët”, është një detyrë e vështirë. “Jeta” nga Gordon Bowker, volumi i parë domethënës për më shumë se 50 vjet nga versioni i Richard Ellmann, sipas kritikëve, është një shembull mjeshtëror se si mund të gjurmohet jeta e një shkrimtari, sidomos kur bëhet fjalë për një autor të vështirë si Xhojsi.
Autori Bowker e nis përshkrimin e tij interesant me vitet e hershme në Dublin, duke mbushur detaje të rrethanave dhe mjedisit të një Irlande që Xhojsi do ta merrte me vete, për gjithë pjesën tjetër të jetës, si material për librat e tij. Autori evokon rrethanat e errëta dhe ndonjëherë shtypëse të shtëpive të ndryshme ku jetoi Xhojsi si fëmijë dhe iu referohet raporteve meteorologjike, orarit të shkollës dhe detajeve të borxheve të babait të tij, në një biografi me kërkime të kujdesshme.
Prej këtyre fakteve, del një fotografim i një shkrimtari të shkëlqyer, por plot trazime. Xhojsi u arratis nga “përzierja e pritshmërisë dhe inercisë” së Irlandës në moshën 22-vjeçare me të dashurën e tij, Nora Barnacle. Ai pretendonte se e kishte grua, por ata nuk u martuan, përkundër skandalizimit të familjeve të tyre, derisa ishin në fund të të dyzetave. Jeta e Xhojsit u shënua nga lëvizje të vazhdueshme dhe vështirësi të vazhdueshme financiare.
Pasi kaloi disa kohë si mësues privat në Trieste dhe më pas si nëpunës banke në Romë, karriera e tij letrare u mbajt përmes patronazhit nga disa gra të pasura, sidomos nga anglezja Harriet Weaver, dhe dy amerikanet Sylvia Beach dhe Margaret Anderson. Librat e tij, edhe pasi “Uliksi” i kishte sjellë famën, nuk nxorën kurrë përfitime dhe pjesa më e madhe e letrave të cituara në libër janë kërkesa drejtuar këtyre grave dhe vëllait të tij për ndihma ose borxhe.
Aspekte të tjera të jetës personale të Xhojsit janë ngjashëm të vështira. Ai vuante nga probleme me sytë, e me gjasa edhe u verbua. Vajza e tij Lucia përfundoi në një institucion psikiatrik, ashtu sikundër edhe nusja e djalit të tij. Mbështjell nga puna e vet dhe shpesh i dehur kur vinte në shtëpi, jeta e tij me Norën ishte e trazuar. Autori Bowker nuk e shmang këtë anë të subjektit të tij, apo frustrimin e të tjerëve ndaj metodave të tij plangprishëse.
Sidoqoftë, nuk ka asnjë dyshim në këtë biografi, në lidhje me aftësitë e Xhojsit si shkrimtar, pavarësisht dështimeve si bashkëshort dhe baba. Që nga tregimet e shkurtra të hershme me një stil delikat tek “Dublinasit”, e deri tek autobiografia “Portret i një artisti djalosh” dhe kryevepra “Uliksi” – që është nënshkruar në takimin e tij të parë më Norën, në 16 qershor 1904 – zëri lirik e ngërthyes i Xhojsit shkëlqen pa dallim. Madje, edhe puna e tij e fundit e kontroverse, “Përgjimi i Fineganëve” nuk ka krahasim për prozën e saj të patejkalueshme. /Përgatiti: Juli Prifti/tesheshi.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
GJUHA SHQYPE

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

Thënie të urta nga India: Shtëpi do të thotë grua!
Ka diçka që nuk duhet ta çosh dëm nga jeta ... është vetë jeta!

Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Gjashtëmbëdhjetë shkrimtarët që bënë vetëvrasje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania